• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Narkoopozita kundër narkoshtetit/ Pse PD nuk arrin të jetë alternativë bindëse

by Desada Metaj
02/03/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Për të kuptuar se si është katandisur qeverisja, ndoshta duhet t’i hedhim një sy opozitës. Nëse biem të gjithë dakord që Edi Rama duhet të largohet, pyetja që mbetet pa përgjigje është: opozita si është?

Dhe për këtë mjafton të shohësh si kanë zhvilluar një proces të brendshëm primaresh – një garë që, në parim, duhet të ishte një vlerë për demokracinë e brendshme të një partie. Por në realitet rezultoi një farsë e shëmtuar, të cilën mund t’ia kishin kursyer një publiku të velur nga demagogjia dhe propaganda.

Për këtë mjafton të shohësh faktin se gati 24 orë pas mbylljes së votimit për primaret në Tiranë, ende nuk ka një rezultat të publikuar zyrtarisht nga PD. Dhe kjo nuk është çështje teknike, por terësisht vullnet politik i lidershipit demokrat.Pse nuk shpallet rezultati i Tiranës? Mos ndoshta sepse Berisha & Co duan të vendosin në krye ata që nuk janë të pëlqyer nga demokratët, por janë “besnikët” trushpëlarë të kryetarit? Qartësisht, nuk ka asnjë arsye apo justifikim për këtë ngërç, i cili, më shumë se primaret e stisura, tregon qartë batakun ku është zhytur partia më e madhe e opozitës.

Po për elementët e krimit që ndiqnin mbrëmë fizikisht në zyrat e PD numërimin e votave, a ka ndonjë shpjegim Sali Berisha? Apo “narkoqeverinë” (siç i pëlqen ta quajë) do ta luftojë me një “narkoopozitë”?

Me çfarë alternative, morali dhe figurash të reja do të përballet kjo opozitë në më pak se dy muaj? A mendojnë vërtet drejtuesit e saj se arrnimet që i bëjnë përfaqësimit të PD do të mund të jenë alternativa që do të mundë Edi Ramën?

Si ka mundësi që një opozitë që e ka fushën thuajse të lirë, pas arrestimeve të figurave më të rëndësishme të kundërshtarëve politikë, nuk arrin jo të shënojë gol, por as të afrohet në zonën e sulmit? A mos është dhe kjo opozitë e kapur nga tentakulat e krimit siç akuzon mazhorancën? Pse duhet të shfaqen në selinë e demokratëve gjatë procesit të votimit të primareve persona me rekorde kriminale?

Një përgjigje ndoshta lidhet me faktin se PD nuk do të vijë në pushtet. I mjafton të jetë aty ku është, në opozitën përballë Edi Ramës, ku secila palë mban fort tjetrën, në një skenë që qelbet erë politike të vjetëruar.

Dhe për të gjithë ata që ankohen se nuk mund t’i bësh opozitë opozitës, kam një përgjigje të thjeshtë dhe të sinqertë – një shprehje popullore:

“Qorr për qorr e kam në oborr.” E nëse nuk ke një alternativë bindëse, të paktën hesht, largohu dhe lër hapësirë që dikush tjetër të jetë alternativë – për t’i dhënë këtij vendi mundësinë të zgjedhë jo më mes të keqes më të vogël, por mes së mirës dhe së keqes.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushime, shijon Beratin me familjen: Është bukur këtu, e mrekullueshme

Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushime, shijon Beratin me familjen: Është bukur këtu, e mrekullueshme

August 18, 2026
DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

August 18, 2026
Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

August 18, 2026
Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

August 18, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarret në vend, 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

August 18, 2026
Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

August 18, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

“Fashistët” që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj

August 18, 2026
Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com