• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nard Ndoka në vallëzim: Tri deputete me klas që do t’i doja si partnere

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i partisë demokristiane Nard Ndoka theu dyshimet e kolegëve të cilët ishin skeptikë për pjesëmarrjen e tij në “Dance with Me”. Ai ka arritur të përshtatet aq mirë me partneren e tij në kërcim, Greta Koçin saqë e kaluan me sukses sfidën e natës së parë duke rrëmbyer edhe kupën e mbrëmjes.

Një politikan në konkurs kërcimi…. Çfarë ju bindi ta pranonit ftesën për në “Dance With Me”? Fakti që ‘Dance With me’ është një spektakël, që ndiqet nga te gjitha grupmoshat, e bën interesante pjesëmarrjen në këtë lloj formati ku mund të dhurosh spektakël nga vetja. Edhe pse në fillim ftesën e prita me rezerva, tani gjykoj se kam marrë vendimin e duhur. Pavarësisht pozicionit tim në politikë, nuk e kam privuar ndonjëherë veten as nga gjëra që mund të paragjykohen. Mundohem të bëj një jetë sa më të thjeshtë.

Si është Greta si partnere në kërcim por edhe në politikë?

Greta është tip i çiltër, e sinqertë, por edhe shumë këmbëngulëse në art dhe politikë. Në kërcim është një hap para meje nga performanca dhe guximi.

Jeni korrekt sa duhet në prova?

Jam shumë korrekt në përgjithësi për ato që marr përsipër në jetën e përditshme. Provat i shikoj si domosdoshmëri për të ecur me siguri në këtë konkurim. Sa më shumë prova, aq më pak kritika nga Berti, Valbona dhe Albi Nako. (Buzëqesh)

Cilën nga koleget deputete do të ftonit në një kërcim?

Jonida Tabaku, Olta Xhaçka dhe Silva Caka janë tre deputete me shumë klas, që më vijnë në mendje tani. Por ka edhe mjaft deputete të tjera, që kërcejnë shumë bukur.

E mbani mend me sa vajza keni kërcyer mbrëmjen e maturës?

Kam qenë tip i lëvizshëm, pak ‘mistrec’ (buzëqesh) dhe kam kërcyer me shumë prej tyre. Shoqëria në atë kohë ishte gjithçka për ne, e konsideronim njëri-tjetrin si pjesë të një familje të madhe. Është një shoqëri që e krijon në moshën kur sapo fillon dhe piqesh, por që nuk e harron kurrë.

Cili është talenti juaj tjetër i fshehur përveçse kërceni bukur?

Në përgjithësi bëj çdo gjë që më pëlqen, pa komplekse dhe me shumë vullnet dhe këmbëngulje. Më shoqëron një ‘ego’, ndoshta e nxitur nga politika, por dua që të jem i pari gjithandej.

Ju krijojnë bezdi batutat që qarkullojnë në internet nën emrin tuaj?

Më kanë krijuar shqetësim shpeshherë, për faktin që dikush shpenzon kohën e tij për të ‘dënigruar’ pa asnjë motiv dikë tjetër!

Cila ka qenë e veçanta e dasmës tuaj, si keni kërcyer?

Në dasmën time është kërcyer ‘rock’ nga shokët e mi, megjithëse pak para “90, por gjithsesi ato rrezikonin burgun për ‘shfaqje te huaja. Edhe unë kisha frikë për to e për veten time. Gëzoja kur i shikoja, nuk mund t’i ndaloja edhe pse i mendoja pasojat.

InTV/d.i.

 

Next Post
FOTO/ Ky është piloti 68 vjeçar i avionit të rrëzuar në Ishëm, ka qenë i dënuar për korrupsion

Rrëzimi i avionit, piloti jep dëshmi  kontradiktore,do shoqërohet në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In