Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i dalë deputet nga lista shumëemërore e PD ka bërë thirrje në drejtim të shqiptarëve që të hidhen kundër qeverisë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Ndoka është shprehur se ndërsa opozita i ka vënë vijën e kuqe në Shkodër qeverisë, tashmë është koha për t’i rënë vizë qeverisë e Kuvendit.
Njëherësh kreu demokristian i ka kërkuar popullit të “tundet dhe të lëvizë”, ndryshe kjo qeveri po i vë vizën e zezë këtij vendi.
“Opozita e Bashkuar” vendosi në Shkodër vijën e kuqe në letër; koha për ti rënë vizë qeverisë e kuvendit!
Tunduni o popull, nësë nuk lëvizim shpejt e fort; kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!”, shprehet Ndoka.
/b.d