• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nard Ndoka: Dekriminalizimi të shtrihet edhe tek komisionerët e zgjedhjeve

by
20/09/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Në betejën mes PS dhe PD për dekriminalizimin ndërhyjnë edhe partitë e vogla parlamentare. Shumë shpejt në Kuvend do  të paraqitet një amendament në ligjin për “dekriminalizimin”, i cili vë në epiqendër të këtij procesi edhe komisionerët për zgkjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore. Kryetari i PDK Nard Ndoka deklaroi për Javanews se kjo forcë politike do  të paraqesë në Kuvend një nisëm ligjore, e cila synon që jo vetëm depuetët dhe drejtuesit e lartë të administratës shtetërore të verifikohen në lidhje me pastërtinë e tyre të figurës, por edhe komisionerët e zgjedhjeve.

“Jo pa qëllim  partitë e mëdha kanë lënë jashtë filtrit komisionerët dhe po merren vetëm me njëri- tjetrin. Në fakt deputetët janë pasoja. Shkaku për këtë situatë e cila ka afro 2 dekada në jetën tonë parlamentare, janë komisonerët. Ne si parti të vogla e dimë shumë mirë këtë. Shpesh herë komisionerët tanë janë përballur me komisionerë “të fortë” me të shkuar kriminale, të cilët vetë kanë shkruar e vulosur për rezultatin e zgjedhjeve në zona të caktuara. Ne do të kërkojmë që edhe komisionerët e zgjedhjeve të verifikohen për të shkuarën e tyre.  Nëse ata janë me veprimtari kriminale ose kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, nuk duhget të jenë pjesë e komisioneve zgjedhore”, shprehet Ndoka.

Sipas tij, nuk duhet eleminuar vetëm pasoja, por edhe shkaku në procesin e përzgjedhjes dhe garës elektorale. Lidhur me situatën aktuale ai shprehet se ajo është përgjegjësi e të dy forcave poltike të mëdha, pasi janë përballur në terren me të njëjtat mjete dhe forma, ndaj si PD ashtu eedhe PS nuk kanë shumë gojë të flasin për “ndershmëri” politike. Ndoka deklaron se javën që vjen pritet të depozitohet në Kuvend edhe nisma ligjore e PDK që edhe komisionerët e zgjedhjeve të jenë pjesë e procesit të dekrinalizimit.

Next Post

Provokon Elvana me 2 video të nxehta në det! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com