• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nard Ndoka: Dëshmitarët e Jehovait ndihmojnë familjet në nevojë, i ndriçon dashuria për jetën, jo si Rama që…

by A R
05/07/2020 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa u tha e ishin besimtar të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Me një shënim në facebook, Ndoka bën përgjegjëse kryeministrin Rama për “dramat e familjeve në nevojë”, ndërsa thotë se “Dëshmitarët e Jehovait” janë pranë tyre.

Postimi nga Nard Ndoka:

“Dëshmitarët e Ramës”, përgjegjësi ligjore për dramat e familjeve në nevojë.

Dëshmitarët e Jehovait, një komunitet që qëndron pranë familjeve në nevojë, që predikojnë çdo ditë atë që ata vetë besojnë.

“Dëshmitarët e Ramës” përfaqësojnë Institucionet e shtetit, të cilët e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese të hartojnë politika mbështetëse dhe t’i zbatojnë ato për familjet në nevojë, në komunitet e kudo.
Në realitet, Institucionet përgjegjëse i kanë braktisur ato në varfërinë e tyre, në krizën e jetës së tyre të përditshme, që po rëndohet dita-ditës gjithmonë e më tepër.

Dëshmitarët e Jehovait jo vetëm që nuk paguhen nga bashkësia, por ato paguajnë një përqindje mujore nga paga e tyre për të mbajtur Kishën me gjithë infrastrukturën e saj.
Ofrojnë shërbim dhe predikim derë më derë të Biblës, çdo ditë, nga dy orë dhe këtë e bëjnë gjithë jetën vullnetarisht.

Ndërsa, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” paguhen nga taksat tona dhe një pjesë e këtij buxheti, që është planifikuar për familjet në nevojë, përfundon në xhepat e tyre në mënyrë korruptive, me projekte dhe forma nga më të ndryshmet.

Mungojnë politikat sociale e përkujdesja ndaj grupeve vunerabël të shoqërisë. Është inaktive dhe e largët prezenca e Bashkive dhe Ministrive përkatëse, pra “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, jo vetëm që sillen si padrino, por përpiqen që fajin ta hedhin tek të tjerët kur përballen me ngjarje të rënda dhe vëmendja përqëndrohet diku tjetër, jo tek fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm ligjor që janë zyrtarët e shtetit.

Çfarë bëjnë punonjësit social, në Bashki dhe Ministri, punonjësit e policisë, shërbimet shtetërore? Këto që kanë çdo informacion për bindjet politike të çdo familjeje dhe individi në komunitet, por problemet e tyre sociale e ekonomike, këto nuk i kanë në axhendën e tyre.

Kur një anëtar i komunitetit humb jetën dhe për një vit nuk ka asnjë informacion, nga punëtori i policisë në komunitet, nga punonjësit social në Rajon, nga Komisariati i Policisë, nga shërbimet inteligjente, që duhet të kontrollojnë veprimtarinë e të gjithë dëshmitarëve, të Jehovait e të Ramës.

Por rëndom, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës”, organizojnë vetëm “show” mediatik kur dorëzojnë në mënyrë vulgare dy qese me ndihma dhe promovojnë pushtetin e gënjeshtërt të Ramës.

Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, predikojnë dashurinë për jetën dhe Zotin.

Besimet e ndryshme fetare nuk mund të zëvendësojnë kurrë rolin dhe përgjegjësitë e shtetit dhe detyrimin kushtetues.

Besimet fetare janë të fokusuara kryesisht tek boshllëku shpirtëror, që krijohet nga traumat e jetës, nga stresi, nga braktisja, indiferenca, urrejtja, etj.
Përkujdesja shoqërore, ekonomike dhe cilësia jetësore është detyrim dhe përgjegjësi e shtetit tonë, që për fat të keq nuk funksion dhe nuk ekziston për familjet dhe personat në nevojë.

Ndaj o miq, “Dëshmitarët e pushtetit të Ramës” janë fajtor dhe përgjegjës për varfërinë në rritje, për dramat familjare, për numrin në rritje të vetëvrasjeve dhe çdo fenomen tjetër, deri tek rritja e numrit të endacakëve dhe lypsave në rrugë.

“Dëshmitarët e Ramës”, i ka vërbuar luksi i pushtetit, ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, i ka ndriçuar dashuria për jetën e Zotin.

Next Post
Veliaj i dorëzon “Kullën e Sahatit” mjekut Panajot Koliomihali: Ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët

Veliaj i dorëzon "Kullën e Sahatit" mjekut Panajot Koliomihali: Ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët

Comments 3

  1. Anonymous says:
    5 years ago

    Pirdh pirdh z Ndoka

    Reply
  2. Lili says:
    5 years ago

    Turp te kesh! Ke qene dhe minister shendetesie.Asnjehere nuk kane ndihmuar,por i kane shfrytezuar dhe i kane cuar deri ne vetvrasje.Kujto mire mire bandit,sa femije Jane gjetur te varie ne peme,ne stan apo diku tjeter.Te besosh ne Zot eshte hyjnore,por Zoti ta jep jeten e s,te thote vrite ate.O i pashkolle,o fatkeqesia e kombit qe ishe ti deputet,more vrases qe mbron gjakataret

    Reply
  3. Anonymous says:
    5 years ago

    Tra la la zura nje gale o ministri i Saliut,,,,,eshte qesharake te degjosh nje njeri si ju

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

Ngjeshet kalendari i ndeshjeve në 2026-n, për herë të parë UEFA aplikon një format të tillë, ja kur dhe si do të luajë Shqipëria

January 2, 2026
“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

“Punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët në Orikum: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

January 2, 2026
Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar kapet natën e ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

Kryeministri Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

January 2, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com