• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nard Ndoka: Basha po na surprizon të gjithëve..

by A R
26/02/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i cili është pjesë e opozitës dhe protestës popullore, me një shënim në faqen e tij të Facebook, shkruan se Lulzim Basha tani më është kthyer jo vetëm në liderin e opozitës, por në një lider popullor.

Ndoka e përmend takimin e djeshëm të Bashës me banorët e Zharrësit si momentin kur kreu i PD-së, është kthyer në një lider të popullit, që nuk ka frikë dhe problem të përballet dhe të kërkojë falje për gabimet.

Ja çfarë shkruan Nard Ndoka:

Përballja me banoret e Zharrëzës, tregoi se Lulzim Basha është misionar dhe Lider Popullor!

Të drejtosh partinë me të madhe opozitare është një detyrë e vështirë, Lulzim Basha kishte shumë pikëpyetje përpara tij dhe opinioni publik edhe më shumë ndaj tij.

Një fillim i vështirë, ku standardi që kishte vendosur Berisha ishte i vështirë në stilin e tij, ku disa deputetë demokrate skeptik vazhdonin të shprehnin dyshimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj kryetarit të ri.

Basha me lëvizjet në bazë, me organizimin e stafit të tij politik, arriti të kontrollojë dhe të drejtojë PD-në, dukshëm i vendosur në strategjinë e tij.

Në zgjedhjet lokale Basha tentoi, që të forcojë partinë që drejtonte dhe të largonte apo minimizonte rolin e partive aleatë, çfarë solli pakënaqësi me të gjithë dhe divorc me Demokristianët.

Basha mbeti një kryetar i fortë, por nuk arriti të jetë lider i opozitës!Sot, në një aksion opozitar me mbështetjen më të madhe të partive opozitare, përfshirë edhe subjekte politike që kanë qenë kundër PD-së, Basha ka filluar ngritjen e tij të madhe.

Këmbëngulja për kauzën, qëndresa në protestë, organizimi, idetë programore, përfshirja e shoqërisë civile, personaliteteve dhe e qytetarëve të thjeshtë e ngritën Bashën në detyrën e Liderit Opozitar.Ballafaqimi i fundit, duke pritur banorët protestues të Zharrëzës, një proteste plurale, që nuk pranon një lider opozite, por këmbëngulja dhe guximi i Lulzim Bashës na tregoi, se ai tashmë aspiron të jetë një Lider Popullor, përfaqësues, duke ditur të ballafaqohet, të kërkojë falje, por edhe të marrë përgjegjësi.

Lulzim Basha po tejkalon çdo pritshmëri politike dhe qytetare, po na surprizon të gjithëve duke garantuar siguri dhe besim, duke u përballur me misionin e tij tashmë të deklaruar, si një Lider Popullor, i gatshëm për të marrë përgjegjësi qeverisëse.

Siguria për kauzën popullore, standarde në zgjedhje dhe qeveri teknike, përveçse një qëndrese të admirueshme për ato qindra e mijëra qytetarë që qëndrojnë me orë dhe ditë të tëra në “çadrën e lirisë”, dimensioni njerëzor dhe politik i Lulzim Bashës po frymëzon sot çdo qytetar që aspiron liri dhe të drejta dhe po bind skeptiket e kundërshtaret politikë, se kauza ka Zot!

E gjitha kjo që po ndodh, patjetër që po ndryshon PD-në. Po e çon atë në një standard tjetër, po e bën parti të hapur e të njerëzve. Basha e di mirë se pa ndryshuar PD-në nuk e ndryshon dot politikën, aq më pak Shqipërinë.

Një PD e re mund të ndihmojë për Republikën e Re. Nuk mund të ketë republike të re me PD të vjetër.

Next Post
Foto/ Kur zhvishet Enca në shtrat

Tronditen fansat e Encës, i publikojnë foton intime nga Kosova (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In