• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Napoli, arrestohet për drogë aktori i serialit “Gomorra”

by A R
17/01/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga trillimet, në realitet. Salvatore Abbruzzese është arrestuar në të ashtuquajturat “Case dei Pufi”, një bashkim i banesave sociale në qytezën e Scampia-s në Napoli.

I riu 26-vjeçar, i cili nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal, kishte luajtur në vitin 2008 në filmin e Matteo Garrones, “Gomorra”, në rolin e Totò-s, adoleshentit që i bënte pazar Marias dhe i cili më pas e tradhtoi, duke e vrarë. Aktori italian, u arrestua në flagrancë, ndërsa u shiste drogë disa klientëve.

Mediat italiane, shkruajnë se Salvatore Abbruzzeses, iu gjet në zotërim heroinë dhe kokainë. Në kohën e xhirimeve të filmit, ai ishte 13 vjeç dhe kishte luajtur rolin e Totòs, djaloshi që i bënte pazarin Marias, e interpretuar nga Maria Nazionale, në zonën e Vele di Scampias.

Por pastaj, gjatë filmit, ai doli kundër “padrones” së tij, duke u detyruar ta ekzekutonte, sepse gruaja ishte anëtare e një klani rival në Napoli.

Totò është gjithashtu protagonist, në fillim të filmit, të një riti “të zakonshëm” të mafiozëve, sepse Camorristët në fakt e qëllojnë atë në gjoks me armë zjarri nga një distancë, ndërkohë që ai mban një jelek antiplumb në trup për të provuar forcën dhhe guximin e anëtarëve të rinj të grupit.

Pas debutimit të tij në “Gomorra”, i nominuar për “Palmën e Artë” në Kanë dhe fitues i Çmimit të Madh të Jurisë, Abbruzzese ka luajtur disa role të tjera të vogla në filma të tjerë.

Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që disa nga interpretuesit e filmit kult në Itali, por jo vetëm, përfundojnë në pranga.

Para Abbruzzeses, kanë qenë shtatë aktorë të “Gomorra”-s, bazuar në romanin me të njëjtin emër nga shkrimtari i njohur, Roberto Saviano, të ciët kanë përfunduar në burg për krime të ndryshme, duke u shndërruar në një mallkim të vërtetë për filmin aq të famshëm, që tregon jetën kriminale të bandave të drogës në qytetin e Napolit.

Midis tyre, ka qenë Pjamaa Azize, i cili në disa skena kishte luajtur pjesën e një shpërndarësi të lëndëve narkotike, aktivitet për të cilin u arrestua edhe në të vërtetë.

Pastaj Nicola Battaglia, një nga djemtë që iu nënshtruan testit të zjarrit nga Salvatore Russo, gjithashtu përfundoi në burg në vitin 2018, i akuzuar për tregti të drogës.

Dhe përsëri Giovanni Venosa, që i përket klanit të njohur në realitet, si “Casalesi”, një pjesë integrale e mafies italiane në Napoli, i cili në film luajti pjesën e shefit që urdhëroi dy djem të mos ndërmerrnin aktivitete kriminale në territorin e tij, raporton Noa.al. duke cituar median italiane Tgcom.

Në pranga ka përfunduar edhe Bernardino Terracciano, bosi i njohur si “xha Bernardino” në film, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, gjithnjë te “Gomorra”.

/a.r

Next Post

Shqipëria në 24 orët e fundit: 474 raste të reja, 363 të shëruar dhe 7 viktima nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

December 23, 2025
Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

December 23, 2025
Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

December 23, 2025
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Silvana, Gjeta dhe Spaçi

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com