Metodat aktuale për zbulimin e antitrupave që tregojnë infektimin nga HIV-i janë të ngadalshme dhe mjaft të rënda, kurse një nanomakinë e re e ADN-së është zhvilluar nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve (i financuar, pjesërisht nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates), që mund të shkurtojë procesin në minuta. Nanomakina e ADN-së është dizajnuar dhe sintetizuar që të njohë dhe të lidhet me antitrupa specifikë, madje edhe me mostrat biologjikisht të dendura dhe komplekse, siç është gjaku, transmeton Koha.net shkrimin e Engadget. Kur këto “makina” lidhin antitrupat, bashkimi shkakton një ndryshim strukturor që gjeneron një hov të vogël të dritës.
Një test i tillë që kërkonte orë të tëra përgatitje të kujdesshme dhe komplekse, tani mund të kryhet në më pak se pesë minuta. Dhe sa më shpejt që mjekët janë në dijeni për këto infeksione, aq më i suksesshëm do të jetë trajtimi i tyre. Nanomakinat mund të përshtaten që të zbulojnë edhe lloje të tjera të antitrupave.