• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nano: Rama si Kryeministër është maturuar shumë! Akuzat për oligarkët, zhurmë dhe baltë

by A R
04/02/2021 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Fatos Nano në një rrëfim të rrallë në emisionin “Opinion” ka dhënë gjykimin e tij për Ramën si kryeministër. Nano ka folur për perceptimin se qeveria e Ramës është e korruptuar, se ka lidhje me oligarkë apo për akuzat që i bëhen se shkel ligjin.

Sipas ish-kreut të qeverisë shumë akuza janë të pabaza dhe nuk mund të merren si të mirëqena, por shtoi se jo gjithçka i pëlqen nga qeverisja aktuale.

Blendi Fevziu: Si e gjykoni si Kryeministër.

Fatos Nano: Edi Rama është matuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit. Detyra e Kryeministrit është e tillë që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimmarrjes së shumicës së njerëzve.

Blendi Feviu: Ka shumë akuza që thonë nuk respekton ligjin, ka shumë akuza për korrupsion, për lidhje me oligarkët..

Fatos Nano: Rama ka një ekip që filtron përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nku mund të bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të japë urdhra sot si ato të fillimit, që nuk e njihte legjislacionin etj, nuk e lejon ekipi ta bëjë këtë gjë.

Blendi Fevziu: Por për akuzat për korrupsion dhe lidhje me oligarkët?

Fatos Nano: E kush nuk ka zhurmë akuza, baltë, për raporte të bujshme me korrupsionin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Dhe ju keni pasur shumë akuza.

Fatos Nano: Pa fund. Mua më kujtohet viti 1998, kur misioni i Bankës Botërore për Shqipërinë, në vizitën e radhës. Ka qenë një gjermane dhe unë e Gramozi i thonim ‘infermierja Inge”, ishte si një gjipërë me kokë, pedante. Erdhi dhe më propozoi në zyrën e Kryeministrit që të përfshihnin Shqipërinë në skedimin e perceptimit të korrupsionit.

Blendi Fevziut: Dhe ju vendosët ta bënit.

Fatos Nano: Dhe unë i them po patjetër. Je koshient për këtë vendim që po merr më tha mua. Pse më pyet i thash, sepse jesh një nga kryeministrat më të sulmuar më tha. Ka nevojë vendi do ta bëjmë i thash. Këtë grope le të themi ia kam hapur unë vetes i pari dhe është bërë shumë mirë që është përfshirë Shqipëria në këtë proces, pavarësisht se kush i keqpërdor më pas. Transparency Internacional ka krijuar në data baze dhe raportet janë aty.

Blendi Fevziu: Po për raportet me oligarkët për të cilat është akuzuar vazhdimisht?

Fatos Nano: Raporti me oligarkët është një koncept mediatik. Është një sulm i kollajshëm. Natyrisht dhe mua nuk më pëlqejnë pabarazie midis sipërmarrësve që janë krijuar në treg dhe unë nuk jam dakord me aksesin e kollajshëm që kanë disa sipërmarrësish në zyrat e shtetit. Disa syresh thonë që paguajnë rroga të dyta në nivele të administratës që tu shërbejnë atyre.

Blendi Fevziu: Kjo është më se normale besoj.

Fatos Nano: Veçanërisht në Hipoteka. Këto janë fenomene që duhen luftuar me tolerancë zero.

Blendi Fevziu: Luftohen dot?

Fatos Nano: Unë po flas për vullnetin politik për ti luftuar. Tani a zhduken dot, a i vret të gjithë armiqtë përnjëherësh në luftë? Këtë nuk di ta them. Nuk besoj se e gjithë kjo zallamahi mund të krijojë një klasifikim se kush është kryeministri më i korruptuar në Shqipëri. Është Rama, ka pasur ndonjë më të korruptuar se ai. Është Berisha kur ishte kryeministër dhe tani e këndon pa fund me mjete dixhitale këngën e korrupsionit. Kryeministrat dhe qeveritë që ta drejtojnë duhet gjykuar dhe filtruar nëpërmjet institucioneve që ata përdorin dhe rezultateve që skedohen. Nuk mund të lëshosh fjalë pa peshë, si restoranti i Nustretit bie fjala.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim?

Fatos Nano: Që s’kanë ku i bëjnë pazaret dhe ngeli për t’i bërë në restorant. Është e gjitha një sheqerkë e helmatisur për njerëzit që kanë probleme të përditshme..

Blendi Fevziu: Që s’paguajnë dot qiranë, që nuk ushqehen dot tamam dhe të tillë ka sa të duash.

Fatos  Nano: Të revoltohen ndaj oligarkëve në pushtet.

Next Post
“Largimet e mia ishin të kalkuluara për t’u rikthyer në politikë”

"Largimet e mia ishin të kalkuluara për t’u rikthyer në politikë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com