• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nano: Rama ka mundësinë të na befasojë, Presidentin do e kemi në raundin e katërt

by A R
02/06/2022 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano shpreh besimin se Edi Rama e ka në kokë një emër në President, por ndoshta jo që t’i imponohet Partisë Socialiste.

Në studion e lajmeve të MCN Tv, ai tha se në diskutime mund të ketë dhe emra të tjerë që mund ti duken atraktivë.

Një emër e ka dhe me shumë gjasë do jetë ai që do bëhet President dhe jo propozime të tjera. Ku dhe po të ketë emra, do jenë emra që ata mendojnë se Ramës do t’i pëlqejnë, nuk besoj se do të kemi propozime të çuditshme.

Është e njëjta situatë si me PD, Berisha ndoshta nuk kishte emër. Nuk e dimë nëse Rama ka një emër, po spekulojmë, por një emër mendoj se do e ketë si favoriti kryesor. Me Berishën ka ndodhur e njëjta gjë.

Berisha e ka pasur një emër, si rasti i analistit Artan Hoxha, pastaj nxori një tjetër, janë parti që funksionojnë njëlloj. Kushtetuta u jep mundësinë që të takohen në tre raunde. Nuk janë pak.

Këtë herë 3 raundet u dogjën se opozita ka hallin e saj. Duke qenë se ka më shumë se një kryetar opozite, nuk mund të ketë takim me Ramën.

Lidhur me mundësinë që socialistët të shkojnë edhe me dy emra kandidatësh në seancë, Nano deklaroi se nuk kanë pse ta bëjnë vetëm nëse mendojnë se janë dy që janë njëlloj me të njëjtat kredenciale.

Ai e cilësoi si skenar teorik jo praktik dhe se nuk kanë pse të rrezikojnë dhe të shkojnë me dy kandidatë.

Rama dhe të tjerët nuk e dinë se kush do të votojë për kë. Unë besoj se të shtunën do të kemi emrin e Presidentit, në raundin e katërt. Raund të pestë nuk do të ketë.

Mundësinë që Rama të çojë për President një emër nga e djathta, Nano nuk e përjashtoi, madje tha se do të ishte mirë të bënte këtë lloj surprize, dhe ai ka mundësinë që të surprizojë.

Jo vetëm të vendosë një njeri që i ka përkitur opozitës së sotme, por të ketë një lloj integriteti, edhe sikur të jetë i Partisë Socialiste. E ka në dorë të na befasojë, e ka shansin ti bëjë publikut shqiptar një surprizë të mirë.

Ka fjalë se mund të jetë një kandidat i opozitës, të cilin opozita nuk do e pranoj, sepse do kandidat të saj.

Presidenti i ri kushdo që të jetë, sa të japë të paktën ca prova, do të jetë armiku i opozitës.

Emrat e qarkulluar në media si kandidat të mundshëm për President, nga Ardian Dvorani, Majlinda Bregu, Leka Zogu, Përparim Kalo, ai veçoi zonjën Bregu, për të cilën tha se mund të trazojë opozitën për ca kohë.

Ndërsa për Leka Zogun e përjashtoi, duke e cilësuar si personazh që nuk e njeh njeri dhe se në kokën e tij ka monarkinë, teksa për Ardian Dvoranin e përjashtoi totalisht.

I pyetur nëse personalisht ka një personazh të preferuar, Nano foli për një numër njerëzish që mund ta bënin shumë mirë punën e Presidentit, madje edhe brenda klasës politike.

Do vija prapë Alfred Moisiun, ai mbahet akoma. Ka dhënë prova. Majlinda Bregu është personazh që mund të shkonte shumë mirë.

Edhe Mimi Kodhelin e shoh shumë të përshtatshme, ka dhe kandidatura nga opozita që të jenë të përshtatshme.

Ish-Presidentin e ndjerë Bujar Nishani, ai e cilësoi si shumë institucional dhe të kujdesshëm dhe se në terma moral ka qenë njeri i paqortueshëm, nuk është përfolur asnjëherë.

Nuk e ka përdorur presidencën për qoka të veta, mund të jetë përdorur politikisht nga Berisha, ka bërë lojëra opozitare, por i ka bërë me kujdes.

Kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në PD, ngriti pak tonet por i mbajti në nivele civile. Në këtë kuptim mendoj se duhet ti hiqet kapelja.

Si personazh politik, ishte me profil të dobët, të ulët, nuk doli nga korniza. Nuk kishte personalitet të fortë, pro në tërësinë e vetë ishte një personazh pozitiv i politikës shqiptare.

/a.r

Next Post
Tritol banesës duke i shkatërruar dhe makinën, kush është oficeri i policisë në Shkodër

Tritol banesës duke i shkatërruar dhe makinën, kush është oficeri i policisë në Shkodër

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Ca i jepni vlere kaqe shume nji kryministri me vota te vjedhura,ky e ka vendin ne burge po te funksiononte drejtesia.edvini eshte nji hajdute ndoshta edhe me i mall se plaku,e lir floriri e tosi,kta kane hake burgun e tju merren parate e pasurite qe ju kane vjedhur shqiptarve.Jane jashtqitja e Kombit SHqiptare,njerzit kane te ndyre vetem tju permendin emirin ktyre kriminelve,qe shkarruan vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

September 24, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

September 24, 2026
Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com