• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nano ik”, opozita rikthim te “Bashkimi për Fitore”, humbëse e zgjedhjeve të 2001-it

by Java News
12/02/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë opozitare kanë hartuar një të ashtuquajtur Platformë Bashkëpunimi, që shënon një bashkim opozitar me synim thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe shkuarjen drejt tyre me qeveri tranzitore.

Por është ky një bashkim që ia heq opozitës cilësorin “e djathtë”, pasi në të janë dhe dy forca të ardhura nga e majta tradicionale, siç LSI dhe PBDNJ.

Janë gjithashtu dhe çamët e Idrizit me PDIU-në, por kjo vetëm në parim pasi ende nuk ka ndonjë formulë se si do mund të “bashkëjetojnë” në një kamp politik dy pole të kundërta nacionaliste.

Ata, siç thuhet, kanë vendosur të dalin me kandidatë të përbashkët, duke na kujtuar kështu koalicionin “Bashkimi për Fitore” për zgjedhjet e vitit 2001, i cili gjithsesi nuk e arriti dot fitoren dhe rikthimin në pushtet.

Ja cilat janë pikat kryesore të Platformës së Bashkëpunimit opozitar.

DEKLAROJMË SE:

Kemi vendosur krijimin e një Koalicion të Bashkuar Opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është formimi i një Qeverie Tranzitore, me mandat të posaçëm për:

– Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare;

– Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror;

– Realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje;

– Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;

– Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.

Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është prioriteti kombëtar dhe rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur, dhe shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm e të shpejtë të Shqipërisë drejt familjes europiane.

Jemi të vendosur për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor, për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.   

Ne Opozita e Bashkuar, angazhohemi në një marrëdhënie politike dhe elektorale e cila do të garantojë mundësi për çdo individ dhe parti politike për t’u bërë pjesë e këtij transformimi të rëndësishëm kombëtar, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesëve të kësaj Platforme Bashkëpunimi.

Ne Opozita e Bashkuar, ngarkojmë Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe opozitare në vend, që të realizojë marrëveshje individuale për zgjedhjet dhe bërjen efektive të Koalicionit Opozitar, me të gjitha palët nënshkruese të kësaj Platforme Bashkëpunimi.

Platforma e Bashkëpunimit bëhet efektive menjëherë dhe fillon zbatimin pas miratimit të saj nga organet statutore përgjegjëse të partive politike nënshkruese, sipas Statutit të tyre. Partitë nënshkruese njoftojnë njëra-tjetrën për miratimin e saj nga organet statutore përgjegjëse.

Kjo platformë hartohet në prag të protestës së paralajmëruar të 16 shkurtit. Këtë protestë, opozita po përpiqet ta shenjojë si “pikë kthese” në aksionin politik për t’ju imponuar mazhorancës me kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme e shkuarje drejt tyre pa Ramën. Ajo tenton t’i ngjajë asaj “Nano ik”, po në shkurt 2005, ku muaj më vonë ky i fundit do humbte zgjedhjet e do hapte rrugë rikthimit të Berishës në pushtet. (tesheshi)    

/a.meta

Next Post
EMRI/ Policia prangos në Tiranë gangsterin e Elbasanit, krime të panumërta

Peqin/ Policia zbulon bandën e hajdutëve, 1 i arrestuar, 2 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

September 15, 2026
Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës dhe qindra mijëra viktimave në front!

September 15, 2026
Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

September 15, 2026
Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

September 15, 2026
“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

September 15, 2026
Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

September 15, 2026
NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

September 15, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

September 15, 2026
Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

September 15, 2026
Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com