• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nano-Berisha; dy rastet e përmbysura përballë drejtësisë!

by Ylli Pata
29/10/2023 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha po insiston se është i përndjekur politik. Në fakt, mbi të ka një akuzë penale, dhe Gjykata i ka dhënë një masë si detyrim paraqitjeje.

Ai i ka të gjitha mundësitë, që me një grup avokatësh, të çmontojë akuzën e SPAK, e të mbrojë versionin e tij të historisë.

Madje, nëse dosjet e SPAK nuk janë qepur si duhet, Berisha mund ta rrëzojë atë, duke bërë edhe një precedent të rëndësishëm për zhvillimet e tjera hetimore që priten ndaj tij.

Por deri tani, rrëzimi i akuzës ka formën se atë ja ka bërë Edi Rama, Linda Rama, madje ka përmendur dhe vajzën e tyre, ku se ç’lidhje kanë me privatizimin e klubit Partizani e ngritjen e 17 kullave, një Zot e di.

Megjithatë, nëse krahasojmë dy precedentët e hetimit; atë të Sali Berishës sot, e të rivalit të tij historik Fatos Nanos, ata janë si nata me ditën.

Sali Berisha, po ndiqet i lirë, nuk ka asnjë pengesë të lirisë së tij, përveçse daljes jashtë shtetit. Mund të shkojë në Kuvend, mund të jetë ditë e natë me familjen, bashkëpunëtorët, e kolegët politikanë, madje edhe të flasë për mediat thuajse çdo natë, madje siç kemi parë këto ditë, edhe nga dy herë në natë, duke u paraqitur në dy emisione paralelisht.

Kjo është një hapësirë, që Fatos Nano, as nuk e ëndërronte pas 30 korrikut 1993, kur u arrestua egërsisht nga dy prokurorët, njëri prej të cilëve sot është avokati personal i Sali Berishës.

Një “rastësi” e çuditshme, që në fakt nuk është fare çudi, pasi në këtë mënyrë vijnë e kujtohen pjesët e historisë sonë politike.

Fatos Nano, u vu nën akuzë si pasojë e një insistimi politik që shkatërroi që në fillim ekuilibrat e pushtetit dhe shtetit shqiptar.

Prokurori i Përgjthshëm i Republikës, Maksim Haxhia, i cili sot është një nga avokatët më të njohur në vend, u shkarkua nga mazhoranca e PD, duke shkelur me të të dyja këmbët Kushtetutën.

Kjo ndodhi, sepse Kryeprokurori i parë post komunist, i bëri të ditur Sali Berishës se akuza e hartuar nga Blerim Çela si kryetar i Kontrollit të Lartë e Shtetit, nuk kishte element për tu akuzuar lideri i opozitës shqiptare.

Akuzën ndaj Fatos Nanos nuk e firmosi Prokurori i Përgjithshëm, por Zv.Prokurori. Opozita në Parlament, pra Partia Socialiste, bëri të ditur se ishte e hapur që të hetohet kushdo, por arrestimi ishte një masë e panevojshme. Pasi nuk kishte asnjë mundësi as për të prishur provat, as për tu larguar. Nata e heqjes së imunitetit të Fatos Nanos, dhe dhënies së lejes për arrest nga Kuvendi, ishte një seancë shumë e rëndësishme. Pasi në atë seancë pati edhe deputetë të PD-së, që nuk ranë dakord me nxitimin e Berishës. Duke krijuar kështu bazat e një opozite të gjerë kundër tij.

Nano, u arrestua pas një takimi politik që mbajti në Akademinë e Arteve, kur shkoi me këmbët e tij në Prokurorinë e Përgjithshme për tu përgjigjur mbi procedimin penal ndaj tij. Prokurorët, e arrestuan menjëherë gjatë marrjes në pyetje dhe e dërguan në burgun 313. Edhe Nano, mori një ekip avokatësh, që ishin Përparim Sanxhaku, Agim Tirana dhe Spartak Braho. Të cilët zhvilluan betejë të fortë në prokurori, por edhe në seancat gjyqësore për të rrëzuar akuzën.

Avokatët, apeluan vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për mbajtjen e Nanos arrest me burg dhe e argumentuan ligjërisht. Kjo bëri, që prokurori i Apelit, Skënder Demiri, kur pa materialet e prokurorëve të Tiranës dhe avokatëve mbrojtës të Fatos Nanos, hartoi një material, ku i kërkoi gjykatës ta lirojë liderin e opozitës, e gjyqi ndaj tij të bëhet në liri.

Kjo tronditi kupolën në pushtet, e gjyqtari shtyu procesin për dhjetë orë derisa u konsultua personalisht me Berishën dhe kundërshtuan akuzën. Ishte hera e parë dhe ndoshta shumë e rrallë në gjyqësorin shqiptar, ku gjykata të rrëzonte një vendim prokurori.

Ai prokuror që kërkoi lirimin e Nanos, u largua nga detyra, e ndaj tij pati reperkursione mjaft të rënda. Pas dënimit nga Apeli, Fatos Nano u largua nga Tirana dhe u dërgua në burgun e Bënçës në Tepelenë. Pikërisht pasi u panë të gjitha materialet gjyqësore, si dhe tentativat jashtë proceduriale të pushtetit për ta mbajtur në burg me çdo kusht, Amnesty International, organizata më e rëndësishme botërore e të drejtave të njeriut e shpalli Fatos Nanon si “të burgosur politik”.

Pas kësaj, të gjithë strukturat politike botërore e europiane, që nga Unioni Ndërparlamentar Botëror, partitë e majta socialiste e socialdemokrate kërkonin vazhdimisht lirimin e kreut të opozitës shqiptare. i cili në burg vizitohej herë pas herë nga përfaqësues të organizatave të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota. Nano ishte i izoluar totalisht dhe qasja e tij me median ishte e kufizuar, sipas procedurave të vështira e të vështirësuara. Në të gjithë periudhën 4 vjeçare të burgosjes, Nano ka dhënë a s’ka dhënë nja 7-8 intervista në shtypin e kohës.

Kurse Sali Berisha, i cili është i lirë, nuk ka asnjë kufizim, madje flet non stop në media, nuk do të paraqitet në gjykatë, madje nuk autorizon ta bëjnë këtë edhe avokatët e tij. Po atëherë si ta marrë vesh opinion shqiptar dhe ai ndërkombëtar se ai ka të drejtë. Vetëm përballja e ballafaqimi në gjykatë e ndan shapin nga sheqeri, e kështu mund të marrë edhe simpatinë e ndërkombëtarëve, të cilët i sulmon egërsisht, vetëm se ata kërkojnë një gjë krejt normale: të paraqitet në gjykatë dhe të mos sulmojë SPAK.

Next Post
Përgjaket Halloween në SHBA, tre të vdekur dhe 42 të plagosur nga të shtënat me armë

Përgjaket Halloween në SHBA, tre të vdekur dhe 42 të plagosur nga të shtënat me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In