• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nano: Basha e ka futur veten në një telash të madh, më pas do t’i dalin të palarat!

by Java News
17/03/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazetari Mustafa Nano ka komentuar debatin e ditëve të fundit që ka shpërthyer në vend, pas një investigimi të revistës amerikane “Mother Jones”. Ai thotë se Bashës të palarat për lobimet jo transparente, do t’i dalin më pas.Megjithatë, Nano shprehet në një intervistë për Mapo, se debati për lidhjet ruse të Bashës, është qesharak
.

“Unë shoh dy probleme në këtë histori. Së pari, është mungesa e transparencës së shpenzimeve elektorale, e në përgjithësi të financimit të partive.

Në rastin konkret kemi PD-në si shembull, por kjo gjë i përfshin të gjitha partitë shqiptare. Askush prej nesh nuk e di se sa para shpenzojnë partitë, dhe se cili është burimi i këtyre parave.

Së dyti, është kotësia e lobimit që bëhet. Lobimi shihet si një përpjekje për të promovuar e mbrojtur interesin e Shqipërisë, por në thelb ai synon konsolidimin e pozitave të udhëheqësve politikë.

Dhe afirmimin ndërkombëtar të këtyre të fundit. Lëre pastaj, kur vijmë te çështja e parave që harxhohen për të bërë një fotografi në Washington. Kjo është një estradë nga fillimi deri në fund”, shprehet Nano.

“Unë besoj se Basha e ka futur veten në një telash të madh në këtë mesele. Por jo sepse si është lidhur me rusët.

Kjo e lidhjes së tij me rusët është një tezë qesharake. E prandaj, do bënim mirë të mos i kushtonim vëmendje.

Telashi i Bashës ka të bëjë me origjinën e parave të shpenzuara për një lobim, që në fund rezultoi krejt i pavlerë.

Ai thjesht pozoi 5 sekonda me Donald Trumpin, dhe kaq. Në terma konkretë, ajo që ka ndodhur me Bashën është shumë e thjeshtë. Në kohën e çadrës, për shkak të aventurës ku u fut, ai ishte një njeri krejt i izoluar.

Asnjë zë ndërkombëtar nuk u dëgjua në mbështetje të tij. Në këto rrethana, do ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të siguruar një kontakt a takim të rëndësishëm, jo që të merrte mbështetje, por thjesht ta prisnin e t’i jepnin dorën.

Kontakti i rëndësishëm vlente veç nëse interlokutori do të ishte një njeri me peshë i politikës amerikane, në rastin më të mirë Donald Trumpi.

Dhe kështu është vënë në kërkim të ndonjë njeriu që mund t’ia garantonte këtë takim. Edhe djalli po t’ia merrte përsipër, Basha nuk do kish gjë kundër. Mirëpo nuk i doli djalli. I dolën dy rusë që kishin lidhje me një njeri të afërt të Trumpit, Muzinin.

Tani, historia është ende e paqartë, por unë besoj se ka qenë pikërisht kështu. Kam frikë se Bashës do t’i dalin të palarat më pas. Por përsëris: Mjaft më me këtë skenarin prorus të Bashës”.

Next Post
Sherr për motive pronësie, 51-vjeçari godet me sëpatë në kokë fqinjin

VIDEO/ Vlorë, vrau kushëririn me sëpatë, momentet e arrestimit të 40-vjeçarit vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In