• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Namik Dokle sjell romanin ”Ditët e Lakuriqëve të Natës”

by A R
14/11/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari Namik Dokle, promovoi sot në stendën e Shtëpisë Botuese “Toena”, romanin ”Ditët e Lakuriqëve të Natës.

Romani i Dokles sjell një histori dashurie, që e lidh me vendlindjen e tij Gorrën. Kjo histori dashurie ndodh në vetëm gjashtë ditë.

”Po si jetohet kur të ndalojnë me dhunë të dashurosh? Çfarë ngjyre ka qielli, dielli, yjet dhe lulet? Ç’shije ka ajri, uji, puthja e munguar, përvëlimi i trupit në dëshirë? Ngjyrat dhe shijen e tërbimit”, – shkruan autori.
Subjekti i këtij romani shtillet rreth një fabule mbresëlënëse: “Sëmundja që po merr jetën e të rinjve nuk është “tërbim” i ardhur nga shkaqe që mund t’i shpjegojë shkenca. Ajo vjen nga ndalimi që u bëhet të rinjve të mos kenë asnjë mundësi të bëjnë dashuri. Në fshat mbizotëron një shtetrrethim i frikshëm mbi ndjesitë dhe nevojat shpirtërore dhe fiziologjike të të rinjve. Personazhet kanë veshur të gjithë, petkat e tyre prej fjalësh të frikura dhe luajnë para syve tanë dramën e tyre, që është njëkohësisht drama e gjithë shoqërisë shqiptare në diktaturë. Heshtja e frikshme mes banorëve për të artikuluar dyshimet, e pengon një profesor-shkencëtar të njihet shpejt me të vërtetën. Laboratori i tij nuk është thjesht shkencor, por kryesisht njerëzor” – shkruan Dokle.

Në këtë roman, ashtu si edhe në dy librat pararendës, autori Dokle ka lëmuar mjeshtërisht fjalorin e pasur të zonës, legjendat dhe mitet, ku realitetet magjike janë sërish pjesë domethënëse e rrëfenjës së autorit, i cili tashmë e ka të shtruar si kalldrëm, me gurët e skalitur, udhën e sigurt drejt lexuesit dhe letërsisë së bukur shqipe.

/ATA/b.d

Next Post
“Kryebashkiaku i Pogradecit, pallat 13-katësh pa leje”

"Kryebashkiaku i Pogradecit, pallat 13-katësh pa leje"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com