• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nallbani i bën apel tifozëve të Tiranës: Të kthehen ose të përballen me dominimin e kuq

by Java News
19/02/2017 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesër do të luhet sërish sfida emblematike e kampionatit shqiptar ose siç njihet ndryshe dhe derbi i kryeqytetit nga i cili jemi mësuar të marrim shumë emocione. Gjithsesi, ashtu si asnjëherë tjetër këtij takimi do t’i mungojë njëra nga pjesët më të bukura të saj, tifozët e Tiranës.

Grupimi më i madh i klubit të kryeqytetit, “Tirona Fanatics”, ka bojkotuar ndeshjet e ekipit të zemrës që pas lejimit të Partizanit nga presidenti i tyre për të luajtur në “Selman Stërmasi”, stadium të cilin ky grupim e quan shtëpinë e tyre.

Për këtë vendim, një ish-lojtar i madh i Tiranës por edhe i Partizanit, Blendi Nallbani, iu ka bërë apel tifozëve bardheblu të rikthehen në stadium për ta mbështetur skuadrën në derbi, nëse nuk duan që dominimi i Partizanit të vazhdojë. Në një intervistë për televizionin “Telesport”, ish-kapiteni i Tiranës, që ka luajtur edhe me Partizanin, parashikon një derbi që do të vendoset nga një gol.

“Më duket e pabesueshme që tifozët e Tiranës nuk do të jenë në stadium për derbin ndaj Partizanit. Megjithatë, të presim deri të hënën se çfarë do të ndodhë. Unë mendoj që tifozët do të kthehen, pasi nuk ka lezet pa ata, gjithnjë nëse e duan ekipin e tyre të zemrës. Nuk besoj se tifozët e Tiranës do ta lënë ekipin pa mbështetje në stadiumin e vet në një takim kundër Partizanit. Mund të ndodhë që edhe të mos shkojnë, por më duket e papranueshme”, ka thënë ish-portieri.

Për Halilin Kërkesa e tifozëve bardheblu për largim të presidentit Refik Halili cilësohet e pavend nga Nallbani: “Tifozët mund të bëjnë ligjin në shkallët e stadiumit apo të kërkojnë llogari për ecurinë e skuadrës, por jo të futen në punët e presidentit, kushdo qoftë ai. Ata duhet ta respektojnë presidentin e tyre, pasi në të mirë apo në të keq u ka qëndruar gjithnjë pranë, duke u paguar edhe udhëtimet që kanë bërë në transferta të largëta apo të afërta.

Në fund të fundit, tifozët duhet t’ia dinë për nder Halilit, pasi është personi që po investon te Tirana dhe nuk ka sens që t’i dalin kundër. Kjo nuk shkon, aq më tepër me tifozët e Tiranës. U bëj thirrje të shkojnë në derbi dhe të mos lënë të dominojnë tifozët e Partizanit. E përsëris, është e papranueshme që në këtë moment tifozët t’i bëjnë dalje ekipit. Kushdo qoftë presidenti, duhet mbështetur, pasi është ai që mban klubin”.

11 derbi pa fitore
“Është e habitshme, por mbetet fakt, pasi Partizani ka dominuar në tri vitet e fundit. Në kohën time bëhej nami kur ne kishim dy ndeshje pa fituar radhazi, e jo më 11 që as nuk mendohej, sepse do bëhej hataja. Gjithsesi, ky është një derbi që pa të nuk ka kuptim futbolli shqiptar. Edhe këtë herë janë të pranueshme të tre rezultatet. Mbaj mend kur kam qenë me Tiranën, kemi qenë 10 pikë para dhe Partizani na ka mundur.

Kur Partizani ka qenë mirë, Tirana e ka mundur. I mbyturi të mbyt dhe unë mendoj se këtë herë më shumë në siklet është Partizani, ndërsa Tirana nuk ka çfarë humbet. Gjithsesi, kush është më i fortë, do të fitojë edhe këtë herë. Është një derbi me të ngecur, nëse mund ta quajmë kështu, pasi kush do të shënojë një gol, do të fitojë. Harrojeni të ketë shumë gola”.

Deshtimi
“Sa herë nis sezoni, Tirana ka pretendime të larta historikisht, por e njëjta gjë ndodh dhe te Partizani. Tashmë nuk mund të flitet për titull te Tirana, pasi është shumë larg, por unë mendoj se drejtuesit duhet të ishin shumë të kujdesshëm në merkato. Halili ka vendosur bordin e vet, që përgjigjet për këtë, por prapë duhet të jenë shumë më të ndërgjegjshëm si drejtori teknik dhe menaxheri.

Kërkohet kujdes në përzgjedhjen e lojtarëve, sepse kështu vijnë edhe pasojat mbrapa. Tirana ka pesë vjet që kërkon të kapë Europën dhe dështon, ndërsa me pikë është gati për mbijetesë. Kjo nuk i shkon këtij klubi të madh, pasi u bë që prej vitit 2009 që nuk merr titullin. Edhe Partizani ka që prej vitit 1993 që nuk del kampion”./a.k

Refuzimet
“Po shikoj që lojtarët cilësorë nuk afrohen te Tirana. Kur je klub i madh dhe për momentin nuk je në një pozitë të mirë, e rëndësishme është që të afrosh edhe në këto lojtarë cilësorë, por e vërteta është që ata e kanë refuzuar Tiranën, duke e parë si një ekip që ndodhet në vend të pestë apo të gjashtë. Vlerat tregohen kur një ekip është keq dhe merr lojtarë cilësorë”, përfundoi Nallbani.

Next Post
Shumë të rinj e bëjnë “vizën” në flokë, por fillimisht duhet të dinë se çfarë nënkupton

Shumë të rinj e bëjnë "vizën" në flokë, por fillimisht duhet të dinë se çfarë nënkupton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përlesh me gjashtë policë gjatë protestës së dhunshme, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevin Metajn dhe e liron në “detyrim paraqitjeje”!

U përlesh me gjashtë policë gjatë protestës së dhunshme, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevin Metajn dhe e liron në “detyrim paraqitjeje”!

November 13, 2026
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

Zbulohet studimi i Parlamentit Europian: Shqipëria pranë BE-së, hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, objektiv mbyllja në 2027-ën!

November 13, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Irani pretendon se ka shkatërruar një radar amerikan në Bahrein!

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani pretendon se ka shkatërruar një radar amerikan në Bahrein!

November 13, 2026
Kolateral edhe në fazë ndërtimi, të dëmtuarit nga tërmeti përfitojnë nga strehimi social

Kolateral edhe në fazë ndërtimi, të dëmtuarit nga tërmeti përfitojnë nga strehimi social

November 13, 2026
Tradita mijëravjeçare e “Mazu”-së përhapet në botë përmes transmetimit shumëgjuhësh!

Tradita mijëravjeçare e “Mazu”-së përhapet në botë përmes transmetimit shumëgjuhësh!

November 13, 2026
Nesër mblidhet Asambleja e PS-së, zbardhet axhenda! ja kush janë emrat që po qarkullojnë për Bashkinë e Tiranës

Nesër mblidhet Asambleja e PS-së, zbardhet axhenda! ja kush janë emrat që po qarkullojnë për Bashkinë e Tiranës

November 13, 2026
VIDEO/ Skenë si në filma, 4 grabitës me kallashnikovë bastisin argjendarinë në zemër të Parisit! Largohen në mes të ditës me 1 mln euro

VIDEO/ Skenë si në filma, 4 grabitës me kallashnikovë bastisin argjendarinë në zemër të Parisit! Largohen në mes të ditës me 1 mln euro

November 13, 2026
Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

November 13, 2026
Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

November 13, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In