• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Naive të mendohet se ‘peshk i madh’ janë kundërshtarët politikë”/ Peza për arrestimet: SPAK tregoi se nuk sheh ngjyrat politike, por provat juridike

by Java News
15/07/2021 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për Marrëdhëniet me Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, ku janë arrestuar disa zyrtarë, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, apo masa ‘arrest me burg’ për zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Peza theksoi se më në fund nisi të çmontohet pandeshkueshmëria, ndërsa shtoi se SPAK tregoi se nuk sheh ngjyrat politike, por provat juridike. Mes të tjerash Peza tha se është naive të mendohet se ‘peshk i madh’ janë vetëm kundërshtarët politikë.

PJESE NGA BISEDA NE STUDIO
Si i shihni aksionet e SPAK?

Unë mendoj, ashtu si shumica e shqiptarëve, ka nisur të çmontohet kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Pjesë e një drejtësie të kontrolluar nga politika, që kurrë nuk bëri drejtësi. Por solli ngjizjen apo kalcifikimin e një fenomeni të tillë. Të vetmit që nuk janë të gëzuar, janë opozita dhe PD.

Opozita thotë se nuk janë ‘peshqit e mëdhenj’ këta të arrestuar. Si mendoni?
Problemi i vetëm opozitës në qëndrimet e saj, është se duke mos pasur asnjë fuqi organizative dhe gjithçka tjetër për të mundur maxhorancën me votë, po del në horizont diçka që mund t’i ndihmojë në këtë ëndërr të parealizueshme. SPAK ka treguar se nuk ka pasur as ngjyrat e flamujve të partive politike, por provat juridike që kanë në dosje. Niveli i të arrestuarve është i niveleve të papara, çka dëshmon për seriozitetin dhe profesionalizmin. Opozitat janë aty për të bërë presion mbi maxhorancat, institucionet. Është gjë tjetër që të nxirret gjithçka për opozitarizëm.

Çfarë prisni nga drejtësia e re?
Rama i tregoi kryebashkiakëve SPAK, atë çka i ka treguar PS anëtarëve të saj, në raport me ligjin. Shqiptarët presin një drejtësi më të mirë. Ishte politika ajo që pengoi arrestimet për vrasjet në Bulevard. Duke u ndalur te ajo që unë pres, është ajo që çfarë presin qytetarët shqiptarë. Në një nga sondazhet e bëra, pritshmëria e qytetarëve ka qenë në nivele të mëdha.

Perceptimi i njerëzve është; “ai nuk është peshku i madh”…

Ne nuk kemi një përkufizim për ‘peshkun e madh’. Por ne dimë që me këtë term predisponojmë ata njerëz që deri dje ishin të paprekshëm. Kemi raste të ish-zv.ministrave, apo drejtorëve në dikastere të rëndësishme që nuk ishte menduar se do të bëheshin pjesë e drejtësisë dhe do të shkonin në bankën e të akuzuarve. Gjykoj se përcaktimi ‘peshk i madh’ është qasje naive por dhe keqdashëse. a\ta shohin gjëra të zeza dhe atje ku ka shpresë.

A kishte PS dijeni për këto hetime?
S’ka pasur dhe s’ka për të pasur PS dijeni për punën e një pushteti të pavarur, siç është sistemi i drejtësisë. Rama si kërcënoi me SPAK kryebashkiakët, por ishte me idenë se do të çonin denoncime para drejtësisë.

Do të bëhet e njëjta gjë dhe me zonjën Voda? A do të përjashtohet nga PS?
Kushdo që përballet me këto akuza, do të mbajnë dhe do të kenë të njëjtën qasje me PS. PS e ka bërë të qartë që ditën e parë, që nga 2013 kur erdhi në pushtet, erdhe më pas kur evoluuan dhe proceset, qëndrimi ka qenë dhe do të jetë i njëjtë. Gjithkush do të mbajë përgjegjësi ligjore në përballje me ligjin. PS as është bërë dhe s’do të bëhet kurrë strehë për korrupsionin.

Si ndiheni kur opozita ka denoncuar raste abuzive në SPAK, që më vonë kanë rezultuar të vërteta?
Nëse opozita ka një rol, nuk është opozita e përfaqësuar nga PD. Për rastin e skandalin të uniformave të Policisë së shtetit, ishte opozita në Kuvend. I takojnë atyre. Sa i takon opozitës zyrtare, kemi patur dhe një opozitë që shpiku dhe prodhoi ‘Babalen’, por edhe denoncime të vërteta. Ky është roli i një opozite të vërtet. Ndaj është mirë që të lihet jashtë opozita. Duhet t’i japim mbështetje instalimit të drejtësisë së re. Edhe qielli të përmbyset, dhe drejtësi të bëhet.

Çfarë prisni nga Venecia për ‘30 qershorin’?
Qëndrimet për 30 qershorin janë mbajtur një herë nga Venecias. S’dua të paragjykoj punën e Gjykatës Kushtetuese. Ata thanë se është rast unik ai që po shqyrtojnë, bojkoti i opozitës. Ata thanë se; kemi nevojë edhe për pyetje të tjera, që vendimi të jetë shterues. Është e qartë se të zgjedhurit nga 30 qershori, janë legjitim. Pres që të jetë mësim i madh për partitë politike, por në pushtet kthehesh vetëm me votën e qytetarëve shqiptare dhe jo përmes krizave. Kjo do të jetë fitorja më e madhe që pritet ta japë dhe Gjykata Kushtetuese.

Ju çfarë pritshmërish keni për në shtator?
Pritshmëria jo vetëm e imja, është që ky 9 shtator, pritet të jetë i ndryshëm nga sezonet e reja, për shkak të realitetit që po ngjizet. SPAK dhe BKH, që është në hapat e fundit të përfundimit të strukturës dhe anëtarëve e drejtuesve të rinj, që do të hetojnë çështjet e korrupsionit. Ka dhe një element tjetër me rëndësi, që lideri historik i PD-së është shpallur Non-grata nga SHBA. Presim se si do të jetë qasja e PD në këtë çështje. Presim javët dhe muajin në vijim se si do të jetë kjo qasje, nën drejtimin e Bashës, i cili do të drejtojë këtë parti deri në 2025-ën. Basha rrezikon që ta marrë me vete Berisha në politikë./BW

g.kosovari

Next Post
Braho: SPAK duhet të nisi me Berishën! Meta i ka hipur një kali, Abaz Aliu e nxjerrtë shëndoshë

Varri masiv në Përmet/ Meta i "rrëmben" Berishës kauzën e antikomunizmit: Të dënohen krimet monstruoze të diktaturës, të gjenden viktimat

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Tani me dihen peshqit e medhenje,qe jane plaku i vicidolit,lir floriri,edvin narkomani e lyli karapushti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, shtyhet sërish seanca

May 25, 2026
Irani shpall “fitoren” ndaj SHBA-ve, Teherani krahason Trump me perandorët e mundur të Romës

Irani shpall “fitoren” ndaj SHBA-ve, Teherani krahason Trump me perandorët e mundur të Romës

May 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Sot, këtu vdes lajmi

May 25, 2026
Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

May 25, 2026
Enver-Sali!

Enver-Sali!

May 25, 2026
“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

“Marrëveshja mund të arrihet të hënën’’, Rubio: Ose kemi një ujdi të mirë me Iranin ose e zgjidhim ndryshe

May 25, 2026
GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP

May 25, 2026
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

Dyshimet: Tritol marketit si ‘hakmarrje’ pas atentatit të 18 majit në Shkozë?

May 25, 2026
Kanosnin të miturën për publikimin e fotove kundrejt parave, arrestohen tre të rinj në Kamëz

Përplasja me policinë në Mamurras/ Lihen në burg dy të rinjtë, njëri do të ekstradohet në Itali

May 25, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

“Raporti me të vërtetën ishte më serioz”, Rama: Pse gazetaria e viteve ’90 prodhoi figura të forta

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In