• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nairobi u hakmor/ Nr.2 i Al Kaedës u qëllua për vdekje nga agjentët izraelitë në rrugën e Iranit me urdhër të SHBA

by Java News
14/11/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i Al Kaedas është ekzekutuar në rrugët e Iranit. Ai ishte me vajzën e tij, kur u vra nga agjentët izraelitë. Abdullah Ahmed Abdullah u vra 22 vite pasi organizoi sulmet në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku u vranë 224 persona dhe u plagosën mijëra.

Ai fshihej pas emrit Abu Muhammad al-Masri. Sipas NY Times, ai u vra nga agjentët izraelitë më 7 gusht. Mendohet se porosia për vrasjen e tij është dhënë nga zyrtarët amerikanë.

Deri të premten, akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht vdekja e tij dhe emri qëndron në listën e FBI si terroristi më i kërkuar. Për kokën e tij është vendosur një shumë prej 10 milionë dollarësh.

Akoma nuk dihet roli i amerikanëve në këtë vrasje, por mendohet se ata kanë gjurmuar lëvizjet e tij në Iran prej vitesh.

Gazeta amerikane shkruan se vdekja e tij kishte mbetur sekret deri më tani.

Madje Irani ndryshoi identitetet e tyre kur krimi u raportua në media. Sipas medieve, viktimat ishin Habib Daoud, një profesor historie nga Libani dhe vajza e tij 27-vjeçare.

Gazeta amerikane shkruan se ky emër është një sajim i Iranit, që nuk mund të pranojë se një lider i Al Kaedas fshihej në vendin e tyre.

Sipas burimeve, 58-vjeçari ishte me një makinë Renault të bardhë kur u ndalua nga dy persona të armatosur, të cilët qëlluan pesë herë me një pistoletë me silenciator.

Katër plumba depërtuan brenda në mjet, duke e vrarë atë dhe të bijën Miriam, e cila është vejusha e djalit të Osaman bin Laden, Hamza bin Laden.

Asnjë vend nuk ka marrë përgjegjësi për vrasjen dhe Al Kaeda nuk e ka shpallur akoma vdekjen e tij.

Terroristi ishte dënuar në SHBA për sulmet mbi ambasada. Ai mendohet se ka urdhëruar edhe sulmin në Mombasa të Kenias, ku u vranë 13 kenianë dhe 3 turistë izraelitë.

The wreckage in Nairobi on August 9, 1998, following a bombing near the US Embassy in which 158 people died and 4,824 were injured. Al-Masri was indicted as the mastermind of the attack

Nairobi më 9 gusht 1998, pas një bombe pranë Ambasadës Amerikane në të cilën vdiqën 158 njerëz dhe u plagosën 4,824. 

Në fotografi, ekipet e shpëtimit dhe zyrtarët qëndrojnë në vendin përpara ambasadës amerikane në Nairobi, Kenia, në vitin 1998 pas sulmit me bombë në të cilin u vranë më shumë se 150 njerëz

Punëtorët e shpëtimit në Nairobi pas sulmit të ambasadës 1998 të orkestruar nga al Masri

Në foto, mbetje të djegura të Hotel Paradise më 29 nëntor 2002 pranë Mombasa, Kenia. Tre vetëvrasës bombarduan veten në hotelin në pronësi të Izraelit duke vrarë 16, kryesisht Kenianë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. al Masri thuhet të ketë urdhëruar sulmin

FBI ende e kishte al-Masri të listuar në listën e tyre më të Kërkuar Terrorist që nga e Premtja

g.kosovari

Next Post
Pacientja e infektuar tregon përballjen me COVID në Santoriumin e Korçës: Shërbimi mjekësor, shumë i mirë

Pacientja e infektuar tregon përballjen me COVID në Santoriumin e Korçës: Shërbimi mjekësor, shumë i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

September 16, 2026
Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

September 16, 2026
Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

September 16, 2026
Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

September 16, 2026
Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com