• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Naimi më thoshte gjuj gjuj”/ Dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt

by E S
30/11/2025 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar dy vite nga mbrëmja tragjike e 29 nëntorit 2023, kur Liridona Ademaj u vra para fëmijëve të saj, një ngjarje që preku thellë opinionin publik dhe ende rëndon mbi familjen e saj.

Ditën e shtunë u shënua përvjetori i dytë i kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa familja Ademaj e ritheksoi se për tre të akuzuarit kërkon vetëm një dënim: burgim të përjetshëm.

Për vrasjen janë duke u gjykuar ish-bashkëshorti i saj Naim Murseli, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Dëshmia e Granit Plavës, e përfshirë në dokument, hedh dritë mbi rolin e Naim Murselit në përgatitjen e armës dhe momentet para vrasjes.

Ai tregon se takimet me Naim Musrelin kishin nisur dy ditë më herët, ndërsa ditën e krimit ishin nisur së bashku drejt Prishtinës. Sipas Plavës, arma dhe municioni i ishin dorëzuar nga vetë Murseli.

Në dëshminë e tij, Plava rrëfen me detaje lëvizjet e atyre orëve, duke treguar se kishte pritur udhëzimet e Naimit në vazhdimësi.

Ai thotë se ndjekja e çiftit — Naimit dhe Liridonës me fëmijë — ishte bërë sipas planit të Murselit.

Sipas dëshmisë së Granit Plavës, Naim Murseli i kishte lënë armën me “5 fishekë në fole, plus 15 të tjerë.

“Dy ditë më herët, nëpërmjet Kushtrimit, unë u pata taku me Naimin, patëm dalë natën edhe patëm pi. Ditën kritike unë u zgjova në mëngjes, edhe Naimi kah ora 9:30 – 10:00 ka ardhë më ka marrë edhe jena nis për në Prishtinë. Ai ka ec përpara me kerr, unë përmas. Jemi ndal të pompa … edhe aty ma ka lonë allatin e 5 fishekë në shanzher dhe 15 fishekë të tjera. Tani jemi nis për në Prishtinë, ndërkohë ma ka qitë ni kafe edhe mu më ka ardhë qajo energjia madhe”, ka thënë Granit Plava në dëshminë e tij, raportojnë mediat në Kosovë.

Ai vijon; “E kom përcjellë ato deri te shpija e vet edhe e kena pa venin, tani une kom dalë në rrugë e kom njek përmas Naimin, se ai ka pasë mi marrë grunë edhe fmin edhe me dalë në darkë.
Une gjithë jom konë përmas, po mas tina u shku teposhtë ka pas ni aksident të trafikut, une i rashë ni rrugës tjetër se u tuta që po më nxen policia e kisha pi marihuanë. Ma ka shkru Naimi edhe ma ka vet ku je, tani ma ka qu lokacionin me ka prit te shitorja, une tani e kom nxon rrugës.”

“Kur kemi mri te kafja në Graçanicë ai ka hi me familjen e vet, une kom nejt aty në kafe edhe i pritsha instruksionet, tani me ka shkru Naimi me ka thanë ‘po qohmi?’. Kur kanë dalë prej kafes une jom kan mas tyne, kom mri, jena mri te veni ngat shpise së Naimit, une e kom kan kerrin, edhe kur ai u nal i kom dalë përpara, ate e kan qel xhamin pak edhe kom unë e kom qellu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke “gjuj gjuj” po une u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mri në shpi. Mas nja ni ore kom mri në shpi kom ra kom flejt, të nesërmen kom marrë vesh që ajo ka dek. Mas dy ditëve ka ardhë policia edhe më kanë arrestu.”

Next Post
Nga emigrant në Londër në sipërmarrës, Balla: Historia e suksesit të Rudin Maçajt, frymëzuese

Nga emigrant në Londër në sipërmarrës, Balla: Historia e suksesit të Rudin Maçajt, frymëzuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com