• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Naimi lidhje me një burrë tjetër’, gazetari flet për pistat e vrasjes së Liridonës: Dinte ndonjë sekret të errët të burrit, pastrim parash…!

by Java News
05/12/2023 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Naim Murseli nuk e ka pranuar se fshihet ai pas vrasjes së bashkëshortes, Liridonës, por shumë hipoteza po vijojnë të qarkullojnë mbi motivin që mund ta ketë shtyrë të inskenojë grabitjen për t’i marrë jetën nënës së 2 fëmijëve.

Gazetari nga Prishtina Muharrem Kafexhiu në një lidhje “Skype” në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn ndalur te hipotezat që qarkullojnë tha se ka aludime se Naim Murseli mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë. Por për gazetarin kjo nuk duket një arsye për ta vrarë Liridonën.

“Krahas pistës së sigurimeve jetësore, një tjetër hipotezë është ajo e lidhjes biseksuale që Naimi dyshohet ta ketë pasur. Sipas meje bie poshtë. Nuk ka qenë arsye e fortë për ta vrarë”.

Varianti më i besueshëm sipas gazetarit ka të bëjë me ndonjë sekret që Liridona dinte për bashkëshortin.

“Hetimet vazhdojnë. Unë pajtohem me deklaratat se mund të ketë pasur ndonjë sekret mes tyre. Kujtojmë divorcin që u anulua. Nëse një partner nuk e konfirmon aplikimin për divorc atëherë bie poshtë. Çifti në 2020 i ka harruar problemet e të së kaluar dhe nuk e ka firmosur divorcin.

Hipoteza e larjes së parave edhe mund të qëndrojë”, tha gazetari.

Kujtojmë se u përfol për një procedurë divorci në 2019 në Suedi, por që nuk u bë çështje. Më pas, familja e Liridonës ngriti dyshimet se vrasja  është bërë për një sigurim jetësor miliona euro, por nuk ekziston shuma prej 20 milionë euro që u tha se mund të përfitonte Naimi pas vdekjes së bashkëshortes.

Më të prekur nga kjo ngjarje e rëndë janë dy fëmijët e Liridonës. Për to, siç nënvizoi gazetari Kafexhiu ka të drejtë të kujdeset vetëm shteti suedez.

“Lajmi i fundit është që tashmë fëmijët pritet të marrin udhë drejt Suedisë shtetas të së scilës janë.  Vetëm shteti suedez ka të drejtë të kujdeset për fëmijët”.

Vrasja ka ndodhur pasi çifti darkoi në një restorant, rreth 12 kilometër larg Prishtinës. Autori Granit Plava që ka thënë se iu premtua 30 mijë Euro nga Murseli për të vrarë Liridonën, ka ndjekur lëvizjet e tyre. Në kthim për në shtëpi, në Bërnicë, në një rrugë malore pa ndriçim dhe as kamera sigurie që e monitorojnë, Plava i maskuar i doli para veturës.

Dyshimet e familjes së Liridonës janë shfaqur, sepse Graniti me maskë thuhet se ka shkuar menjëherë të dera e pasagjerit, tek Liridona, jo nga shoferi. Sipas Naimit ka dhënë instruksione në suedisht që të ikin. Ai ka marrë fëmijët dhe pas disa metrave dëgjoi një krismë. Graniti e qëlloi Liridonën me plumb në qafë. Në burg për ngjarjen, është edhe nipi i Murselit Kushtrim Kokalla./m.j

Next Post
‘Nuk i vjen më Teatrit një Mirush’/ Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime

‘Nuk i vjen më Teatrit një Mirush’/ Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

Spanjë, përplasen dy trena në jug të Madridit, të paktën 10 të vdekur

October 28, 2026
VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

VIDEO/ Gazetari dencon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën!

October 28, 2026
Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

October 28, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, dëmtohen dy automjete

October 28, 2026
Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
Dënimi pa vendim

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

October 28, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In