• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Naim Frashëri, një koordinatë për të përcaktuar atdheun

by Dorian Koçi
28/11/2019 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorian Koçi

Çfarë është atdheu? Në ç’formë vjen ai te kujtesa jonë kombëtare? Sa i madh është atdheu? Pyetje që ia bëjmë vetes vazhdimisht, kur meditojmë për vendin tonë por që u duhet tu japim përgjigje kur na pyesin pafajësisht më të vegjlit, fëmijët tanë.

Çdo vit, duke rrëmuar në kulturën e vendit tënd mund të gjesh motive dhe simbole, kordinata dhe drejtime për të përkufizuar atdheun, por besoj se një nga përkufizimet dhe përshkrimet më të mira na e ka dhënë poeti kombëtar, Naim Frashëri të vepra e vet madhore “Bagëti e Bujqësi” në 1886.

Ai na e paraqet atdheun në fluturimin e një dallëndyshe që e ndalet në çdo qytet të rëndësishëm shqiptar. Poeti kombëtar është një mjeshtër i gjuhës shqipe sepse kudo ku e ndal fluturimin dallëndyshja, ai përdor dialektin e atij qyteti apo treve.

Flurimi i saj fiton në këtë rast një vlerë identifikuese dhe për brezat tanë një vlerë simbolike që ashtu si dallëndyshja shumë nga këto qytete që janë jashtë kufijve, kanë ditur ti rikthehen etnosit dhe folesë kombëtare. Gëzuar Festën Kombëtare Shqipëri me fluturimin e dallëndyshes që na çon në çdo vatër e qytet të Shqipërisë sonë…

…Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,

Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,

A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie

Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?

Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,

Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,

Q’është thier, bërë posi një pasqirë,

Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,

Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,

Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?

A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,

Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,

Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!

Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,

E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,

Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,

Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;

Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,

Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!

Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!

Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë

Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?

Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,

Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Next Post
Bashkia e Tiranës fton të rinjtë të aplikojnë për të kryer praktikën profesionale

Bashkia e Tiranës: Bashkëpunim për t’u evakuuar, ja pallatet e pabanueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In