Trajneri i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, po konsiderohet një nga favoritët për të marrë përsipër menaxhimin e Arsenalit.
Sipas “SkySports”, Nageslmann është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Arsene Wengerin e larguar pas 22 vjetësh.
Në garë është edhe ish-futbollisti i “Topçinjve”, Mikel Arteta, ndërsa i përfoluri trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri deklaroi se është i vendosur të qëndrojë në Itali, përgatiti Koha. (b.an)