• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Naftëtarët i përgjigjen Ramës: Eja në Ballsh që të flasim! Nuk duam lëmoshë, por djersën tonë

by A R
19/10/2020 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen jashtë ambienteve ku po kryhet greva e urisë, i kanë kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili u bëri thirrje që të lënë grevën dhe të ulen për të negociuar.

Naftëtarët thanë se kryeministri është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar me ta, por që nuk do të dalin nga greva deri në momentin që do të ketë një zgjidhje konkrete për hallin e tyre, të pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës në Ballsh.

“Jemi në grevë urie për bukën e gojës, për pagat, nuk jemi as politike. Këtu nuk ka politikë në grevën e urisë.

Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime. Kryeministri të vijë është i mirëpritur.

Greva nuk ndërpritet se jemi të zhgënjyer nga Kryeministri, në qoftë se ai është burrë, të vijë këtu të firmosim dokumentet dhe ne dalim nga greva e urisë”, tha njëri nga mbështetësit e naftëtarët.

Ndërkohë që një naftëtar tjetër ka thënë se nëse nuk do të marrin një zgjidhje konkrete nuk kanë ndërmend që ta ndërpresin grevën e urisë.

“Jemi shumë të indinjuar nga gjendja e grave që ndodhen në grevën e urisë. Është rasti i dytë në Evropë nga ’97 që kërkojnë të drejtat. Pse duhet të presë unë ca thotë kryeministri ndërkohë që ne jemi pa bukë. Këto janë nëna, kanë lënë fëmijët, burrat dhe janë futur në grevë për bukën e gojës. Mallaksatra po vuan për bukë, të urdhërojë bujrëm në Ballsh, të na japë rrogat e prapambetura, të na japë zgjidhje. Ai në kabinetin e tij ka më shumë femra, të na sjellë Ballukun Le të vijë kryeministri të na japë lekët e prapambetura. Ti japë zgjidhje emergjencës tonë”, tha një tjetër naftëtar.

/a.r

Next Post
FOTO/ Kush është kasapi shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën ukrainase dhe partnerin e saj grek

FOTO/ Kush është kasapi shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën ukrainase dhe partnerin e saj grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com