Protesta epike e naftëtarëve të Ballshit para vitit të ri duket se nuk zgjidhi problemet e tyre. Nëse u plotësua kërkesa për pagën e Nëntorit, mbeten ende pa plotësuar dy kërkesat e tjera, që janë edhe kryesoret për punëtorët. Bëhet fjalë për rivënien në punë të uzinës dhe çuarjen përpara të proçedurave për statusin e naftëtarit.
Ashtu siç edhe kishin parlajmëruar naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer protestave, pasi ende nuk janë plotësuar kërkesat e tyre. Punëtorët janë grumbulluar para uzinës gjatë ditës së sotme. Së bashku me naftëtarët protestës i janë bashkuar edhe punonjësit e TEC-it që furnizon jugun me energji, pasi nuk kanë marrë pagat.
Sipas sindikalistëve, në një takim që është zhvilluar me zv/ ministrin u është premtuar nga qeveria se do të gjejnë investitorë të rinj ndërkohë raportohet se janë larguar investitorët që e kanë pasur uzinën prej afro 1 viti e gjysmë. Sipas sidnikalistëve aktualisht janë afruar tre biznesmenë, por gjithçka është në dorë të qeverisë./a.m.