• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta në bursat ndërkombëtare rritet sërish, pasi ra nën 100 USD për fuçi

by A R
06/07/2022 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fuçi nafte në tregjet ndërkombëtare u rrit me 2.64 Dollarë për fuçi, ose 2.7%, duke u shitur me 102.14 Dollarë për fuçi. Kjo rritje u shënua një ditë pasi për herë të parë çmimi për fuçi u ul nën 100 Dollarë.

Nafta e papërpunuar Brent për dorëzimin ra me 10.73 Dollarë, ose gati 9.5%, për t’u mbyllur në 102.77 Dollarë për fuçi në bursën e Londrës.

Me rritjen e normave të interesit nga bankat qendrore për të zbutur inflacionin, investitorët janë duke  vlerësuar pasojat e ngadalësimit. Ekspertët ekonomikë tregojnë se nafta e papërpunuar Brent mund të bjerë në 65 Dollarë për fuçi deri në fund të vitit, nëse ekonomia globale ngadalësohet në nivelet e recesionit. Çmimi i naftës zakonisht lidhet në mënyrë të zhdrejtë me çmimin e Dollarit amerikan.

Dollari u forcua kundrejt Euros në nivelet më të larta disa mujore, pasi çmimet e larta të gazit dhe pasiguria politike tregojnë edhe njëherë frikën e recesionit. Një Dollar më i fortë zakonisht e bën naftën më të shtrenjtë në monedha të tjera, gjë që mund të frenojë kërkesën.

Me bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale, që rritin normat e interesit për të zbutur inflacionin, investitorët kanë vlerësuar pasojat e një ngadalësimi, edhe pse tregjet fizike vazhdojnë të tregojnë shenja energjie dhe se lufta në Ukrainë po zvarritet.

Ndërsa shanset për një recesion me të vërtetë po rriten, është e parakohshme që tregu i naftës t’i nënshtrohet shqetësimeve të tilla. Sipas ekspertëve rritja e kërkesës për naftë këtë vit do të tejkalojë ndjeshëm rritjen e PBB-së.

Ndërkohë, ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev paralajmëroi se një propozim i raportuar nga Japonia për të kufizuar çmimin e naftës ruse në rreth gjysmën e nivelit aktual do të çonte në dukshëm më pak naftë në treg dhe do të rriste çmimet mbi 300-400 Dollarë për fuçi.

Nga ana tjetër, qeveria norvegjeze ndërhyri për t’i dhënë fund një greve në sektorin e naftës që kishte ulur prodhimin e naftës dhe gazit. Greva do të kishte shkurtuar eksportet ditore të gazit me 56% të eksporteve ditore të gazit, ndërsa 341,000 fuçi naftë do të kishin humbur.

/a.r

Next Post
Punimet në shkollën “17 Shkurti” në Qesarakë, Veliaj: Merr fund mësimi me dy turne!

Punimet në shkollën “17 Shkurti” në Qesarakë, Veliaj: Merr fund mësimi me dy turne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In