• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Naço: KLD s’funksionon, të zgjidhet nënkryetari

by
29/04/2015 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në një dalje për mediat bëri të ditur vendimin e KLD për pezullimin e dy gjyqtarëve Osman Aliu dhe Dhimitër Pojanaku, ndërsa përsëriti kërkesën e tij drejtuar Presidentit Bujar Nishani  që të emërojë nënkryetarin e KLD-së.

Sipas tij me vendimet e sotme të KLD-së për pezullimin e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu dhe shkarkimin nga detyra për gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, kthyen integritetin e këtij institucioni.

“Ka rënë në vesh të shurdhër kërkesa ime. Presidentit i bëj thirrje të emërojë zëvendës kryetarin e KLD. Ky këshill duhet të funksionojë normalisht”,­ tha ministri Naço.

Megjithatë për ministrin Naço sërish KLD vepron i cunguar pa nënkryetarin, post i lënë bosh që prej shkarkimit të Elvis Çefës nga Kuvendi. Së fundmi Çefa fitoi betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon rikthimin e tij në detyrë.

“Në këto vite në nuk kemi patur gjyqtarë në bankën e të akuzuarve. Jemi të vendosur që të vëmë përpara drejtësisë të gjithë ata që shkelin ligjin. Ne mendojmë që në çdo rast korrupsioni duhet të dënohet për çdo vlerë, qoftë e vogël apo e madhe. Po të shihni deklaratat e pasurive të këtyre gjyqtarëve do shihni se as shifrat se sa pasuri kanë nuk dinë ta plotësojnë”, deklaroi ministri Naço

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Real Madrid: Kemi respektuar rregullat, s'ndalet merkato

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com