• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na turpëruat, faqezinj!

by Xhevdet Shehu
10/01/2022 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhevdet Shehu

Në shfaqjen e dhimbshme që dhanë demokratët tanë më 8 janar nuk kishte asgjë të re. Ishte i njëjti skenar filmi i parë shumë herë gjatë 30 viteve të fundit, me të njëjtët protagonistë, autorë dhe aktorë. Kryeautori dhe kryeaktori Sali Berisha. Është shkruar e folur aq shumë për këtë njeri gjatë muajve të fundit, saqë të duket e tepërt të marrësh mundimin e të ulesh e të shkruar sërish.

Në DITA mendimi ynë ka qenë bindshëm i pandryshueshëm: Berisha është edhe 30 vite më pas po ai që u shfaq në krye të turmave të çakërdisura 30 vite më parë kur i vuri zjarrin Shqipërisë në emër të demokracisë. Madje është po ai i para vitit 1990 që si një ish-komunist fanatik ka shkaktuar mjaft fatkeqësi dhe drama njerëzore ndaj shqiptarëve të ndershëm.

Tjetërkund e kam fjalën. Pasi u ka shkaktuar shqiptarëve aq shumë gjëma gjatë këtyre tri dekadave, disa tutkunë pandehën (ose u thanë të deklaronin publikisht) se Berisha ka ndryshuar, është reformuar dhe kërkon të rithemelojë Partinë e vërtetë demokratike. Dhe se vetëm ai është Mesia që ringjall opozitën e vdekur shqiptare! E kjo ndodhi pikërisht pasi Berisha u fut familjarisht në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara. Këta tutkunë të pështirë dhe të superpaguar që shfaqen përnatë në ekrane janë ca politikanë idiotë të tipit Flamur Noka e Paloka, Tritan Shehu, Ristani e Albana Vokshi, ca analistë të tipit Çim Peka, Nesho, Bushati, njëfarë ish-kandidati për president me mbiemrin Hoxha e të tjerë që të vjen ndot kur i dëgjon si flasin e arsyetojnë, pasi e kanë zhvlerësuar aq shumë emrin dhe misionin fisnik të gazetarisë së vërtetë.

Kujt kërkoni t’i hidhni hi syve, more tutkunë? Logjikë më idiote nuk mund ta gjesh në faqen e dheut. Dhe na hiqeni për të mençur!

Këta muajt e fundit këta tutkunë janë ngjirur se Berisha ka ndryshuar dhe do ndryshojë fatet e Shqipërisë, pikërisht pasi u shpall familjarisht non grata nga Amerika! Na turpëruat faqe botës, faqezinj! Na turpëruar si shqiptarë! Sepse ata që shpërfaqën tragjikomedinë e 8 janarit, në fund të fundit, janë shqiptarë! E them këtë jo vetëm për atë turmë pa tru që mësynte muret, dritaret dhe zyrat e Partisë Demokratike të klonuar nga Berisha. E them edhe për ju gjoja kolegë “analistë e panelistë” të përnatshëm të ekraneve. E patë më 8 janar? Ai është vizioni i Berishës, të pandryshueshmit që ka planifikuar gjëma të tjera për Shqipërinë, po u la të livadhisë paskëtaj…

Më kujtohet një fragment nga gazetari i shquar amerikan Peter Lucas, ku flet për një takim që ka patur në Presidencë në zyrën e Sali Berishës një ditë tetori të vitit 1996. Ishin mbajtur zgjedhjet e dhunuara të 26 majit të atij viti dhe Berisha ishte vënë nën një rrebesh kritikash si për manipulimin e zgjedhjeve, ashtu dhe për dhunën e përdorur.

Ja si e përshkruan Peter Lucas këtë takim në mesnatë me Berishën:

“Atë natë Berisha dukej se ende ishte nën dhimbjen e shkaktuar nga qëndrimi i shtypit europian dhe amerikan, i cili vinte në dukje se zgjedhjet e 26 majit ishin të pandershme dhe, pasqyronte shtypjen prej Berishës të demonstruesve socialistë dhe arrestimit të tyre pak para zgjedhjeve. Vëzhguesit perëndimorë të zgjedhjeve, ashtu si dhe vëzhguesit e OSBE-së, kritikuan procesin duke  i cilësuar pjesërisht të parregullta.

 

Zgjedhjet ishin gjithçka për të cilën Berisha donte të fliste. Na porositi kafe dhe raki dhe u ula me të në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, duke marrë shënime tërbueshëm. Ishim vetëm dhe ai filloi të performonte çka mund ta përshkruaj vetëm si monolog kundër komunistëve.

“Zgjedhjet patën disa komplikacione, por qenë të ndershme e të hapura. Fëmija i demokracisë u lind. Është i shëndetshëm dhe do të rrojë gjatë,” tha ai. Heshti për një çast dhe pa nga gota e tij bosh. Pat folur anglisht dhe shtoi: “Tani na duhet të konsolidojmë demokracinë në Shqipëri sepse…” Pastaj duke e kthyer në frëngjisht shtoi: “Après moi, le deluge!”( Pas meje, u bëftë qameti!).

E ngrita kokën nga shënimet. “Çfarë?” pyeta për të qenë i sigurt në atë që tha.

“Après moi, le deluge”.

Kiameti erdhi, pa e pritur që ai të largohej…”

***

8 janari, sa është përsëritje e shfaqjeve të dhunave dhe fatkeqësive të kaluara, është prelud i dramave të reja që po përgatiten në atë seli apo rrotull saj. Dhe kjo ndodh në vitin 2022. E patë? Papritmas dhuna e së shtunës në Tiranë doli si kryelajm i keq në faqet e shtypit dhe mediave ndërkombëtare. Si në 1996, 97, 98, si më 21 janar kur u vranë njerëz në bulevard nga regjimi i Berishës, apo kur ndodhi Gërdeci…

Na turpëruat, faqezinj! Shqiptarët e duan demokracinë, por nuk janë anëtarë të PD-së. Mos i merrni për budallenj këta shqiptarë të vuajtur!/

Next Post
Mitro Çela: Kujtime nga koha kur Robert Ndrenika u zgjodh deputet

Mitro Çela: Kujtime nga koha kur Robert Ndrenika u zgjodh deputet

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Nuk ka faj shkaktari kryesor Lul vrastare per dhunën,per bunkerizimin,per armët e helmimit ne made,per armët e zjarrit,per dpraj,per tymueset,per vrimat e hapura tek dyert e blinduara etj? Jo zoteri kemi qenë bashke ne nje shkollor dhe klasat paralele,vetem me gjuhe te huaj te ndryshme.Te me kesh pare me 8 Janar do ishe lebetitir,gjak nga turinjtë,shembet,goja,fare ne mjeket,per fajin e vetem pse po i filmoja.Basha ka kryer krim kundër njerëzimit dhe per kete duhet te ndeshkihet ne Hage Ky vrases ordiner

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

January 26, 2026
U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

January 26, 2026
Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

Karabinierët italianë gjunjëzohen nga një kolon i armatosur, Tajani thërret ambasadorin izraelit

January 26, 2026
Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

Kandidati republikan tërhiqet nga gara për Guvernator, akuzon Trump për hakmarrje ndaj qytetarëve

January 26, 2026
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

January 26, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

January 26, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In