• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na turpëruan këta injorantë”/ Ngjela: Ja pse dekreti i Metës për gjeneralin Begaj është i drejtë

by Java News
05/06/2022 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi”, kështu shkruan avokati i njohur Spartak Ngjela në Facebook.

Postimi i Ngjelës

Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi.

Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.

Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!

Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar.

Është kjo normë e së Drejtës Ndërkombëtare që u jep diplomatëve imunitetin diplomatik.

Kjo është në fakt e Drejta Ndërkombëtare.

Edhe ambasada e Shqipërisë në Turqi, juridikisht, është ekstraterritor i shtetit shqiptar.

Na turpëruan ndërkombtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Po pse, ju mendoni se hyrja e shqiptarëve në ambasadën gjermane në vitin 1989- 1990 dhe që nuk shkoi Sigurimi i Shtetit dhe Ramiz Alia t’i merrte këta persona, ishte mëshira e Ramizit? Hahahaha

Jo ore jo, se Ambasada Gjermane në Tiranë, me ekstraterritorialitet, quhet ekstraterritor gjerman në Shqipëri dhe është nën juridiksionin e Gjermanisë. Shkelja me dhunë e këtij territorit është gjendje lufte.

E pra, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e gjeneralit Bajram Begaj është ndërmarrë si akt juridik në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, prandaj, juridikisht, Presidenti ka qenë në një ekstraterritor shqiptar. Domethënë gjatë firmosjes së dekretit të tij, juridikisht, ai ka qenë në Shqipëri./m.j

Next Post
Begaj si President e takoi të parin, Alfred Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës

Begaj si President e takoi të parin, Alfred Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In