• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj si President e takoi të parin, Alfred Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës

by Java News
05/06/2022 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bajram Begaj ditën e parë si President e shfrytëzoi për të marrë këshilla. I zhveshur me dekret presidencial nga roli i tij si ushtarak, takimin e tij të parë Begaj e zhvilloi me një tjetër ish-ushtarak me përvojë presidenciale, Alfred Moisiun. Larg vëmendjes së medias, Begaj dhe Moisiu kanë diskutuar për pozicionin e kreut të shtetit dhe rolin e tij në një situatë vazhdimisht të tensionuar politike. Ish-Presidenti Moisiu i kontaktuar nga Abc e përshkroi në këtë mënyrë takimin me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

 “Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.  Unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën”, tha Begaj për Abc.

Por cilat janë këshillat që ish-Presidenti Moisiu i ka dhënë Bajram Begajt?

“Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurova edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me radhë”.

Ish-Presidenti Moisiu nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e opozitës në Kuvend gjatë votimit të kandidaturës së Begajt.

Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm. Duke vlerësuar integritetin e Presidentit të ri dhe përvojën e tij si ushtarak, Moisiu është optimist për rolin që Begaj do të ketë në çështjet e pazgjidhura me Greqinë.

“Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij”.

Pritet që në ditët e ardhshme, Z. Begaj të zhvilloi takime edhe me ish-Presidentë të tjerë të republikës. Të shtunën kandidatura e Begajt në Kuvend mori 78 pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Intervista e plotë

Pyetje: Sot keni zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Nga përvoja juaj a mendoni se Begaj do të jetë një President që do t’ia dalë të jetë i pacënuar nga përplasjet e vazhdueshme politike?

 Z.Moisiu: Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madhje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.

Pyetje: Ju shoh shumë optimist për presidnecën e z. Begaj pas takimit me të?

 Z.Moisiu: Po unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën.

Pyetje: Kishit ju këshilla për mënyrën se si duhet ta ushtroj ai këtë detyrë?

 Z.Moisiu: Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me rradhë.

Pyetje: Moisiu mendon se për kandidaturën e z. Begaj duhet të kishte pasur edhe një konsensus dhe vota të opozitës?

 Z.Moisiu: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm.

Pyetje: Ka një çështjet që pritet të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe do të ketë vendimmarrjen e z. Begaj që lidhet me problematikat e pazgjidhura me Greqinë. A mendoni se me përvojën e tij si ushtarak z, Begaj do të jap eksperiencën e tij jo vetëm për mandatimin e një grupi negociator por edhe për të zgjidhur një ngërç të hershëm me Greqinë?

 Z.Moisiu: Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij./m.j

Next Post
Atë që ëndërronin me Bashën e humbën edhe me Berishën: Ja si dështuan ambiciet e të rinjve në PD

Atë që ëndërronin me Bashën e humbën edhe me Berishën: Ja si dështuan ambiciet e të rinjve në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In