• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na thanë se magazina e drogës ishte me leje nga policia, punonim për bukën e gojës”

by A R
05/11/2016 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Rrëshen, lajmi se në një magazinë do të mund të punohej me 20 mijë lekë të vjetër në ditë është përhapur shpejt nëpër familjet që i përkasin shtresës sociale më të varfër në qytet.

Pa punë, në skamje e fëmijë të uritur, ata nuk kanë marrë fare parasysh rrezikun. Madje çuditërisht, te disa prej tyre puna në magazinë është perceptuar gati-gati si e një “fasoni” të zakonshëm për të cilin policia kishte dhënë lejen.

Njëra prej tyre, e cila nuk pranoi të identifikohet për shkak se i druhej një arrestimi të mëvonshëm, u shpreh se ishte detyruar nga varfëria për t’u punësuar në magazinë.

Por fillimisht, sipas saj, ajo nuk kishte qenë në dijeni se çfarë pune do të bënte konkretisht dhe se aktiviteti brenda godinës që ndodhej afër shtëpisë së saj ishte i paligjshëm.

Më pas, e detyruar nga rrethanat dhe për bukën e gojës së fëmijëve të saj, ajo ka pranuar të punojë, ndonëse thekson se u kap nga policia që ditën e parë.

Si u “punësuat” në objektin ku thahej e magazinohej lënda narkotike?

Rrësheni është sa një grusht, merren vesh gjërat. Mua më thanë disa gra që i njihja nëse doja të punoja, por nuk e kisha idenë fillimisht as se çfarë do të bëja, as rrezikun dhe paligjshmërisë. Nuk e dija fiks se çfarë do të bëja aty. Madje mendoja se kjo magazina ishte e kontrolluar nga policia dhe se ishte dhënë leja për ta bërë këtë punë. Të paktën kështu më thanë…

Sa ditë punove aty?

Atë ditë që na erdhi policia ishte dita e parë. Nuk e jam e sigurt nëse të tjerë mund të kishin punuar edhe më parë aty, por për mua dhe jam e sigurt edhe për disa gra të tjera, ishte dita e parë. Filluam rreth orës 09:00 dhe krejt papritur në drekë ia behu policia. Na shoqëruan dhe na morën në pyetje, më pas na liruan ne grave. Gabimisht bashkë me ne shoqëruan edhe një vajzë 16 vjeçe, e cila kishte ardhur t’i sillte një cigare së motrës dhe nuk kishte lidhje fare me punën aty.

Sa lekë do të të paguanin për punën që do të bëje aty?

Më thanë 20 mijë lekë dita. Unë jam e papunë dhe kam fëmijë për të mbajtur. Nuk kam asnjë mundësi mbijetese dhe për mua punësimi aty ishte një mundësi shumë e mirë për të siguruar disa para.

Ju dhanë paradhënie apo si?

Jo, atë ditë që fillova punën, atë ditë më kapen. Nuk kam marrë asnjë lek.

Keni dijeni se kush ishin shefat tuaj?

Unë nuk pashë asnjeri brenda magazinës. Aty brenda kishte vetëm punëtore, askush tjetër. Nuk di si jemi organizuar të gjithë për të shkruar njëri pas tjetrit aty, por brenda magazinës unë nuk pashë askënd që të na drejtonte.

Ju thatë se jeni detyruar ta kryeni këtë punë për para. Po gjendja ekonomike e grave të tjera që u kapën bashkë me ju si është?

Jemi njësoj të gjitha. Tri prej grave që u kapën janë të divorcuara. Janë të papuna dhe po i rrisin fëmijët në kushte të rënda. Një tjetër grua e moshuar është e ve. Ka disa të tjera që kanë nga shumë fëmijë dhe asnjë të punësuar në familje. Ishim të gjitha thuajse në të njëjtat kushte sociale dhe të papuna. U detyruam të punonim. Por ne nuk jemi kriminele. Nuk po vrasim njeri. Po luftojmë për bukën e fëmijëve tanë. Jetojmë në mjerim dhe kushdo që të shohë kushtet ku jemi do të na japë të drejtë.

Ju kanë thirrur më në polici për të dëshmuar?

Jo. Kemi dhënë dëshmi vetëm ditën që na kapi policia. Na kanë thënë se mund të na thërrasin prapë. Nuk dimë asgjë se si do të veprohet me ne, por ne nuk jemi kriminele. Gjithçka e kemi bërë për bukën e fëmijëve./Panorama/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

November 24, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

November 24, 2026
Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

November 24, 2026
Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

Ish-gjenerali rus paralajmëron: Putinin e pret një fund i pashmangshëm, Rusia mund të shpërbëhet!

November 24, 2026
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

EMRAT/ Abuzimi me 13-vjeçaren u bë nga disa persona të ndryshëm! Ja kush është 49-vjeçari nga Fieri, një prej të arrestuarve (FOTO)

November 24, 2026
“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

November 24, 2026
“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

“KPD-ja e vitit 2001 çau Partinë Socialiste”- Klosi për situatën politike: Për të mos shkuar tek ai skenar, morëm vendimin e përjashtimit!

November 24, 2026
Sulmet nga jashtë, eksperti: Ministria jonë e Mbrojtjes dhe e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë nga NATO për luftën hibride!

Sulmet nga jashtë, eksperti: Ministria jonë e Mbrojtjes dhe e Malit të Zi kanë kërkuar asistencë nga NATO për luftën hibride!

November 24, 2026
“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

“Mazhoranca po vendos shtetin mbi pushtetin”- Frrok Çupi: Spiropali ka marrë gjithçka dhe ka dhënë zero!

November 24, 2026
“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

“Asnjë sulm nga territori shqiptar drejt Rusisë”- Ministri i Mbrojtjes sqaron spekulimet mediatike, Nufi: Është shtuar fushata e dezinformimit!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In