• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Na shokuan me tituj bombastik kundër shqiptarëve për…”/ Gazetarja në Athinë flet për vrasjen e Caroline: Prisnim të shpërthente bomba

by Java News
19/06/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ira Londo, raportoi nga Athina mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë vendin fqinj, e më gjerë, vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja tragjike ndodhi në maj, ku për javë me radhë në mediat greke u aludua se autorët ishin shqiptarë, nisur dhe nga dëshmia e bashkëshortit të viktimës se kishte dëgjuar të flitej shqip nga grabitësit. Por, pas zbardhjes së të vërtetës nga policia, rezultoi se autori ishte vetë bashkëshorti, i cili e kishte inskenuar krimin si grabitje.

Lidhur me këtë, gazetarja Londo tha se për 37 ditë me radhë në mediat greke kishte tituj e lajme bombastike për shqiptarët, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës. Kjo sipas saj, ishte shokuese për shqiptarët që jetonin në Greqi, të cilët prisnin kur do të “shpërthente” bomba dhe kur do të vinin ditët e turpit për ta.

“Ishte tepër shokuese ngjarja, mënyra si u vra e reja. Gradualisht, pas dëshmisë së pilotit se kishte dëgjuar të flitej shqip, dolën tituj bombastik. Vetë policia vuri shifrën e 30 mijë euro për informacion për autorët. Ne prisnim se kur do të ‘shpërthente’ bomba e kur do të vinin ditët e turpit. Por, policia dje tha se e ka kuptuar që në fillim se autor i krimit ishte vetë bashkëshorti dhe se nuk kishte grabitje. Për 37 ditë dolën me lajme bombastike, që tërhoqën vëmendjen e gjithë Evropës, kur policia kishte të dhëna se autorët nuk ishin shqiptarë. Pse duhet të publikoheshin tituj të vazhdueshëm e të kishte deklarata të jashtëzakonshme nga mjaft figura të rëndësishme të vendit? Jo vetëm politikanë, por edhe në rrjete sociale, kryetarja e prokurorëve postonte një pyetje “A e imagjinoni dot një grek të bëjë një krim të tillë?” Përgjigjja sot është “Po, e imagjinojmë”. Tani mediat greke janë pozicionuar hapur me titujt “Falje shqiptarëve”. Tani janë të detyruar të justifikohen ndaj komunitetit shqiptar”, tha gazetarja Londo, raporton “BalkanWeb”.

g.kosovari

Next Post
‘672 telefonata për të porositur vrasjen e vëllezërve Haxhia’/ Zbardhen bisedat mes Dumanit dhe vrasësit me pagesë: Ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se s’presin çunat

'672 telefonata për të porositur vrasjen e vëllezërve Haxhia'/ Zbardhen bisedat mes Dumanit dhe vrasësit me pagesë: Ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se s'presin çunat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com