• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Na ruanin prej 15 ditësh”, ish i dënuari në Spaç: Ditën e arratisjes pamë personin që na kallëzoi

by A R
19/05/2023 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

50 histori të ish të burgosurve në burgun e Spaçit do të rrëfehen ditën e diel, më 21 Maj pikërisht në vendin që mbart aq shumë vuajtje. Një prej tyre u nda në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan nga ish i dënuari Agron Hoxhaj. Në moshën 19-vjeçare, ndërsa së bashku me shokun e tij tentoi të arratisej për shkak të regjimit komunist, të dy u arrestuan dhe dënuan. Agroni kaloi 15 vjet në Spaç.

Agroni tregon se si po përgatiteshin për t’u larguar, vetëm me dëshirën e madhe për të qenë të lirë, të gatshëm për të bërë gjithçka. Të rinjtë kishin kërkuar ndihmën e një personi të tretë, i cili i kallëzoi dhe i ruante për më shumë se 2 javë.

Agron Hoxhaj: Ne në ato momente po përgatiteshim për të ikur. Ishte data 7 Janar dhe unë bashkë me shokun tim kishim 2 variacione  për t’u arratisur. Nga Saranda, nga  bregdeti, Ishte kepi i Stillos që ishim përgatitur për të ikur nga aty se ishte distanca më e shkurtër me Korfuzin do dilnim me not, ne ishim përgatitur për t’u arratisur me not, ishim shumë të fortë dhe u lamë, pikërisht në datën 7 Janar u lamë në Vlorë. I kemi rënë nga tuneli deri te porti, i kemi rënë me not dhe jemi kthyer mbrapsht.  Uji ishte sa të futeshe brenda, nuk kishte problem.

Katerina Trungu: Në Janar.

Agron Hoxhaj: Po dhe kishim një variant tjetër nga Gjirokastra,  nga Libohova, gjë që nuk e realizuam dot. Kishte 15 ditë që na ruanin se ditën e fundit që shkuam në Vlorë ne e pamë atë fuksin e degës që  e njihnim dhe unë i thashë atij shokut, more këtë e njeh ti se ky po na vjen nga mbrapa? “Jo more ç’ punë ka me ne ky po hajde”. Por ai ishte vërtet dhe ne derisa mbërritëm që do iknim, për Sarandë apo Gjirokastër si ta vendosnim, na arrestuan.

Katerina Trungu: Ama  ju nuk është se kishit një fakt, kishin fakte që mund të arratiseshit, mund të gënjeje në atë rast të thoje “jo, nuk po shkojmë?”

Agron Hoxhaj: Ti mund të thoje çfarë të doje, por ai që ishte arrestuar, se ishte arrestuar personi që na nxori ne, ai i kishte thënë të gjitha me detaje, nuk kishte më nevojë për…

Ndërsa kujton të gjithë këtë, Agroni shprehet se pavarësisht çdo gjëje, e ka falur njeriun që e hodhi në mes të ujqërve.

“Patjetër që e kam falur, megjithëse ai kishte marrë dënim maksimal për t’u pushaktuar”, përfundon ai.

/a.r

Next Post
Tentoi të vidhte postën në Lushnje, policia i prish planin të riut

Tentoi të vidhte postën në Lushnje, policia i prish planin të riut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In