• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na përqafoi e na dha lamtumirën…” Babai rrëfen bisedën para se ta gjente djalin të varur

by A R
15/05/2017 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e djeshme në Sarandë, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u varur me kabull elektrik në tualetin e shtëpisë në momentin që ndodhej i vetëm në banesë.

Policia Sarande

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës. Viktima, Arsen Dauti, mësohet se kishte tentuar edhe disa herë të tjera që të vetëvritej.

Ishte pikërisht babai i tij që gjeti të pajetë 47-vjeçarin dhe më pas lajmëroi policinë për atë që kishte ndodhur të dielën, rreth orës 09:50. 76-vjeçari, Skënder Dauti, tha për policinë se e gjeti djalin të varur në tualetin e shtëpisë së tij, kur në banesë nuk ndodhej askush tjetër, pasi gruaja e viktimës gjendej në punë në ato momente, shkruan “Panorama”.

Me të marrë njoftimin policia shkoi në vendngjarje, ku fillimisht 47-vjeçari shfaqi shenja jete dhe u transportua me shpejtësi për ndihmë mjekë- sore në spitalin e Sarandës. Sipas deklarimit të mjekëve, 47-vjeçari ka mbërritur i pajetë në spital.

Dëshmia e babait

Mëngjesin e së dielës, tregon i ati i tij, Skënderi u kishte dhënë edhe lamtumirën, duke i përqafuar për herë të fundit prindërit e tij.

“Erdhi në shtëpi (se ai banon veç nga ne me gruan e vet) dhe na përqafoi të dyve, duke na thënë ‘Ejani t’ju takoj se nuk do të shihemi më’. Na përqafoi dhe iku. Fillimisht nuk ia vura veshin për çfarë tha, pasi mendova se kështu kishte bërë edhe herë të tjera. Megjithatë, diçka më nxiti t’i shkoja pas. Shtëpia e djalit është rreth 800 metra larg nga e imja. Kur shkova në shtëpinë e tij e gjeta të varur”, tregon babai i viktimës.

Njoftimi i policise

Rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A.D., rreth 47 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave./a.m.

Next Post
FOTOT e papublikuara/ Në Shqipërinë e luftës

FOTOT e papublikuara/ Në Shqipërinë e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

August 6, 2026
Trump dhe Vance thirrje amerikanëve: Votoni! Fitorja s’është ende e sigurt

Presidencialet e 2028-ës, Raporti: Trump u thotë donatorëve se sheh JD Vance si pasardhës

August 6, 2026
Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

Skandali në Policinë e Milanos: Arrestohen pesë efektivë pas zhdukjes së 1,400 eurove të një të ndaluari

August 6, 2026
Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

August 6, 2026
VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

August 6, 2026
Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com