• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na pastë marrë të keqen Riti”/ Si Bajri e Gjoka fshehën Duel Mehmedaj pas vrasjes së Ridvan Ramazanit

by B K
23/08/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 28 Nëntor 2020, teksa festohej Pavarësia e Shqipërisë, fshati Mushan në Shkodër, u trondit nga vrasja e Ridvan Ramazani alias Hyseni.

Një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen “Cafi” dhe “Lici”.

Forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s, kishin rrethuar zonën, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy vëllezërve Duel dhe Hydajet Mehmedaj, por asnjëri prej tyre nuk po gjendej.

Në atë periudhë RENEA, kërkonte për autorët në disa fshatra të Shkodrës. Ndërsa sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, vrasësi i Ridvan Ramazanit, Duel Mehmedaj, mbahej i strehuar në një bazë të sigurt të Bajrit, në fshatin Rjoll të Shkodrës.

Që nga ajo kohëe deri më sot, kur po mbushen gati 5 vite nga ngjarja e rëndë, Duel Mehmedaj, i dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen e Ridvan Ramazanit, ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit.

Ridvan Ramazani, i thirur “Riti” në Shkodër ishte një nga personazhet e botës së krimit në këtë qytet, dhe lidhje e ngushtë me klanin kundërshtar të Bajrave, familjen Cafi dhe Lici.

Në orët e mesditës së 28 Nëntorit 2020, Arsad Bashli i shkuar Behar Bajrit në “Sky” se forcat e policisë RENEA kanë shkuar në fshatin Dajç dhe po bajnë krefje andej për vrasjen. Por Behari ia kthen: “…se i tesh u qova prej gjumit…”, duke bërë sikur s’ka ditur gjë.

Për shkak se Duel Mehmedaj, i kishte hequr nga qarkullimi njërin nga personat që mbante kontakte e shoqëri me “Cafët” dhe “Licët”, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, marin në mbrojtje Duel Mehmedaj, duke e fshehur në fshatin Rjoll të Shkodrës, me qëllim mos rrënien në duart e policisë që po e kërkonte.

Më tej biznesmeni Pëllumb Gjoka, interesohet përmes policit, Ardit Hasanbehaj, për dinamikën e hetimeve dhe mundësinë e ndihmës që mund ti bëhej Duel Mehmedaj, me qëllim kalimin e akuzës në vrasje për vetëmbrojtje, pasi sipas bisedave në aplikacionin “Sky” dhe akteve në dosjen hetimore, viktima Ridvan Ramazani, kishte qëlluar i pari me pistoletë drejt makinës ku ndodheshin dy vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Dhe më pas kishte dalë nga makina dhe ishte kundërpërgjigjur me kallashnikov disa herë, Duel Mehmedaj, i cili e ka lënë të vdekur në vend.

Pëllumb Gjoka, teksa ka hyrë në dijeni për ngjarjen, i shkruan në “Sky” në 28 Nëntor 2020, oficerit kundër Krimeve ndaj Jetës në Policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, duke i thënë: “…ka ndodh një ngjarje andej, mere shtruar vëlla, me shumë terezi vëlla mere…”.

Hasanbegaj, ia kthen duke i dhënë udhëzime Pëllumbit që një person i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen, ti çonin mesazh që të mos rinte në shtëpi por të ikte të fshihej. Polici i thotë: “…Ok Ok vëlla, Milker Gjoka, thuaj të mos rijë në shtëpi, po qe…thashë mos e njihje…”.

Por Pëllumbi nuk ka asnjë njohje me Mikljor Gjokën dhe i thotë Hasanbegaj: “…nga është ky…? Ja të pyes…se nuk di shumë detaje…” Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke e këshilluar dhe pohuar se: “…mos folë shumë në telefon vëlla…se do na hapësh punë…shikoje vetë…”.

Kurse Gjoka i shkruan se: “…jo vëlla jo, vetëm këtu (SKY) vëlla…”.

Ndërkohë rreth orës 03:54 të mesantës së 29 Nëntor 2020 Behar Bajri bisedon me Pëllumb Gjokën, duke i shkruar këtij të fundit: “…s’ka gja ma vlla, na pastë marrë të keqen “Riti…”.

Ndërsa Pëllumb Gjoka ia kthen duke i shkruar në “Sky” si më poshtë:
“…kjoft me zotin e ishalla ka këmbën e mbarë e i merr me vetin krejt grupin…”.

“…AMIN…”-i thotë Behar Bajri duke vijuar ti shkruajë se: “…kamën e mbarë, ka me pasë…”.
“.AMIN ishallah…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Por në mesditën e 29 Nnëtorit, Pëllumb Gjoka, bisedon sërisht me policin Ardit Hasanbegaj, duke u interesuar për dy vëllezërit e shpallur në kërkim, Duel dhe Hydajet Mehmedaj.

Gjoka i shkruan në “Sky” Ardit Hasanbegaj: ”…si je vëlla? Ka ndonjë gjë të saktë që i kanë shpall në kërkim…?”.

“…Po po, pamjet e karburantit, tullë…”- ia kthen Ardit Hasabegaj, duke e vënë në dijeni Pëllumbin se vrasja ishte filmuar totalisht nga kamerat e një karburanti aty pranë.

“…Ça zgjidhje ka…? A ka hapësirë…?”-ia kthen Pëllumb Gjoka, policit Hasanbegaj.
Por efektivi i policisë Shkodër i shpjegon duke i shkruar se:”…ai djali që të thashë dje (Mikljor Gjoka) ka dhjerë dynjanë. Ka treguar të gjithë ngjarjen.

“…Kush e ka marë në pyetje? Ti je këtej apo në Tiranë? Ka pas shkëmbim zjarri…”-i shkruan Pëllumb Gjoka.
Por Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: ”…shoku nuk ka hapësirë, sepse i ka dhënë detajet ai djali komplet. Ka treguar që ka qënë makina e këtyre, janë targat, personi del nga makina e tyre sepse duket nga kamerat. Janë kamerat tull…”.
Gjoka i shkruan se:”…ai djali mund ti mohoj…Po por ai ju ka bllokuar rrugën dhe ka gjuajtur i pari…”.

Hasanbegaj ia kthen se:”…po kjo është e vërtetë. Veç në këtë pjesë mund të mbrohen, që ai ju ka zënë rrugën…”.
“…Po pra vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes…si i keni ba letrat…?”-i thotë Pëllumb Gjoka.

Efektivi i policisë ia kthen se: ”…në fund ashtu do shkojë ajo. Por te ne (Polici) tani në këto momente nuk bëhej. Ai djali ka qëlluar dhe mund të shkojë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Vrasja është bërë tani dhe kjo punë nuk bëhet tani. Të bjeri pak situata më vonë, se dje ishte gjithë Drejtoria e Përgjithshme këtu, me Tonin, Ben Dash, e kompani. O vëlla letrat janë bërë për Vrasje në bashkëpunim. Po të mos ishte kap ai djali, që të thashë dje unë do ishte situata ndryshe. Do ishin vetëm pamjet filmike, por tani është dhe deklarimi i tij që thotë që kam qënë me ta në makinë edhe ka qëlluar vëllai i vogël. Po të mos qe kap Mikljori, do ishte ndryshe situata. Por atë e kishin gjetur në shtëpi…”.

Pëllumbi i thotë: “…Po a e keni bërë, se ai ka gjuajtur i pari…? (Fjala për Ridvan Ramazanin).
Hasanbegaj ia kthen:”…kjo është në deklarim të atij djalit (Mikljorit), por nuk e di saktësisht. Por këtë e ka deklaruar edhe ai, që ka zënë rrugën me makinë. Por i rendi pak faktit që thotë se e kemi parë makinën dhe e kemi ndjekur dhe aty na ka bllokuar rrugën ai (Ridvani). Ka dalë vëllai i vogël i tyre, ka gjuajtur me armë ka gjuajtur dhe ai. Kjo është, lartë-poshtë…”.
“…Po kush e ka gjujt i pari…?”-pyet Pëllumb Gjoka.

Hasanbegaj ia kthen:”…nuk e di si detaj, nuk e kam fiksuar. Por kjo është poshtë-lartë. Veç këtu mund të mbrohen ata, tek kjo pjesë. Që ne kemi shkuar për ta takuar. Për sqarim ai (Ridvani) ka qëlluar i pari. Se në pamje mnuk duken qartë qëllon ai (Ridvani) apo këto, (Duel Mehmedaj dhe vëllai). Vetëm këta duken kupton. Kanë qëlluar këtam qellin. Ai shmanget ky djali, Dueli, se bën një veprim shmangës që mendohet se i është shmangur doditjes së tij dhe më pas vazhdon gjuan përsëri, derisa i shkoi tek koka. Ku të takoj të tregoj pamjet, se dhe kameraman të kishim lënë, nuk do ti kapte kaq mirë. Ai (Dueli) kishte shkuar të heq kamerat i ka shkul, i ka lënë në vend. Po të kishte marë atë DVR-në, as 100 vjet nuk do e kishin gjetur…”.

Hasanbegaj më tej i shkruan Pëllumb Gjokës se gjatë marjes në pyetje të djalit të Ridvan Ramazanit, ai ka thënë se në mëngjesin e 28 nëntorit kishte bërë debat me njërin nga vëllezërit Mehmedaj.
“…Ok vëlla, kalofsh mirë…”-ia kthen Pëllumb Gjoka.

Më tej në 16 dhjetor 2020, Ardit Hasanbegaj pasi ka marë të dhëna hetimore nga kolegët e tij e informon Pëllumb Gjokën mbi detajet e hetimit dhe planifikimin e ripyetjes në burgun e Reçit të personit të arrestuar, Mikljor Gjoka.
Hasanbegaj shkruan:”…si të kam, ajo që më pyete dje është e sigurt. Pra dy krëhëra, 11 fishekë, 1 gëshojë pistolete. Janë marë edhe fakte.Me urdhër prokurori, nesër do shkojn të pyesin atë Gjokën në Reç…”.
“…Ok vëlla, dhe që ka qitur është kopsitur…?”- i shkruan Pëllumb Gjoka. “…Po, po…”-ia kthen Ardit Hasanbegaj./Ora News

Next Post
“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

December 21, 2025
Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In