• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na ofroi 30 mijë euro për t’i vendosur tritol Gjon Menës”, GJKKO nis hetimet për “të fortin” e Myslym Shyrit dhe vëllezërit Jamaku

by
19/10/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

GJKKO nis gjykimin për një tjetër grup të vrasjeve me pagesë. Pas deklarimeve të dëshmitarëve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, vëllezërve Jamaku, kaloi për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit. Sipas dëshmisë së Enver Jamakut, Cukali i ka premtuar 30 mijë euro për t’i vendosur tritol mjetit të biznesmenit Gjon Mena.

Dosja për shpërthimin me eksploziv më 9 shkurt në Kamëz ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku, vrasës me pagesë të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Edhe ata janë të dyshuar për atentatin ndaj Gjon Menës pasi kanë dëshmuar se i ashtuquajturi “i forti” e Myslym Shyrit Gjergj Cukali që drejtonte grupin e vrasësve me pagesë i kishte dhënë vetëm 2 mijë euro.

Vëllezërit Jamaku dhe Gjergj Cukali janë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje e lëndë shpërthyese. Pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë. Arsenali i armëve është gjetur në 10 prill 2021 banesën e Sokol Xhurës në Tiranë në një tunel të fshehur midis mureve në banesën e tij. Vendstrehimi sipas SPAK ishte krijuar brenda ish ndërmarrjes artistike “Migjeni“ në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura. Vetë Sokol Xhura është në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të arrestohet në SHBA ku ka shkuar prej disa javësh.

Atentati ndaj bisnesmenit Gjon Mena

Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Për atentatin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç. Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorët. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi në 26 shkurt 2021 se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2  mijë ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin./shqiptarja.com/

/e.d

Next Post
Dhoma e Tregtisë: Paketa fiskale ka nevojë për ndërhyrje radikale, është fokusuar te gjobat. Ja propozimet

Dhoma e Tregtisë: Paketa fiskale ka nevojë për ndërhyrje radikale, është fokusuar te gjobat. Ja propozimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com