Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, ai u përball me kritika nga një fermer.
Fermeri i tha kryeministrit se “mallrat nga jashtë kanë zaptuar tregun vendas”. Rama iu përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe se në demokraci, nuk mund të mbyllen kufitë, që të mos ketë mallra nga jashtë vendit. Kreu i qeverisë i tha se askush nuk mund ta imponojë atë përmes forcës.
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.
Fermeri: Kryetari e di shumë mirë.
Rama: Mua njeri me forcë nuk më imponon. Me zor fjalën nuk e merr dot ti. Ulu. Ulu. Ulu, sepse ka radhë dhe edukatë. Nuk merret fjala me zor. Janë 500 vetë këtu.
Fermeri: Të njëjtin hall kanë gjithë.
Rama: Nëse 500 veta këtu do bënin si ty, do bëhej lemeri. Ajo që the është absurde. Nuk mund ta mbyllim kufirin e produkteve në demokraci, sepse do ti. Përpara se të akuzosh, mundohu të kuptosh se çfarë thotë tjetri. Kështu si them unë.
Fermeri: E kemi nga halli, jo nga qefji. Mos e merr personale
Edi Rama: Unë po bëj politikë, s’po keqkuptohem fare. Ti kujton se politika është fjalë e keqe.












Fermeri ka nje te drejte themelore per pridhimet e bujqesuse . Nuk kerkon fwrmeri te mbyllen trwghet nga jasht por te mbrohet prodhimi vendas qe mynd te kete kosto me te larte . Tramf be anerike ngren tarifat per mallrat qe konkyrijne pridhimet amerikane qe fermeret amerikane te mis falumebtohne dhe kete kerkon fermeri qe foli dhe mijwra te tjere qe nuk dilen pir jane te njehtin sgqersim.Prandaj eshte qeveria qe ti sgerbeje shtetasve te vet per hallet kryesore qe kane