• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na lidhën dhe na futën në një gropë”/ Rrëfimi i taksistit ukrainas që u rrah dhe u burgos nga forcat ruse

by
10/07/2022 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksisti Mykhailo Orlovskyi kaloi dy ditë në një pyll të Ukrainës pasi u rrëmbye nga rusët, u rrah dhe u godit me armë paralizuese, ndërsa e detyruan të këndonte himnin kombëtar rus në mënyrë të përsëritur.

“Gjëja e parë që mendova ishte se si të mbijetoja. Gjëja e dytë ishte se do të vdisja” tha ai për Sky News.

Pamjet e kapura nga kamera e tij u publikuan më vonë në Rusi dhe u publikuan në internet nga një gazetar rus.

Pas arrestimit, ai përshkruan se si i hoqën rrobat, syzet dhe e çuan në një zonë me pyje të dendur. “Na rrahën në pyll, filluan të na merrnin në pyetje, pastaj na lidhën dhe na hodhën në një gropë ku na mbajtën dy ditë. Unë kisha veshur vetëm një xhaketë dhe pantallona sportive, dhe kaq. Por falë Zotit xhaketa kishte të paktën një kapuç”, shprehet taksisti ukrainas.

Mykhailo ishte një taksist por njëherësh shërbente edhe si vullnetar në ushtrinë. Pas dy ditësh në pyll, ai u dërgua me helikopter në një burg në Kursk të Rusisë.

“Ne u transferuam nga një vend në tjetrin dhe u morëm në pyetje. Ne vazhdimisht na është dashur të nënshkruajmë dokumente, jemi marrë në pyetje, jemi rrahur.  Gjithçka zgjati rreth gjashtë orë, na çuan në një dhomë të veçantë, ku na rrahën me doreza boksi në veshka, mëlçi, brinjë, qafë dhe këmbë. Ata përdorën gjithashtu një armë paralizuese”, thekson ai.

Mykhailo përshkruan sesi të burgosurve meshkuj dhe femra u rruhej koka, u merreshin mostrat e gjakut, ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve.

“Më morën telefonin dhe madje edhe unazën e martesës. Më morën të gjitha dokumentet…pasaportën, patentën e shoferit. Gjithçka e kanë akoma ata” , shprehet ai.

Mykhailo ishte brenda për katër javë në total përpara se të këmbehej me të burgosur të tjerë.

Gjatë kohës kur ndodhej i burgosur, ai u detyrua të këndonte himnin kombëtar rus, i cili u luajt në mënyrë të përsëritur.

“Kishte një radio, një altoparlant i varur në derë. Dhe himni luhej rreth 10-15 herë në ditë, ne duhej të rreshtoheshim dhe të këndonim himnin e Federatës Ruse”

Ndërkohë në Ukrainë , familja e Mykhailo ishte e tronditur për atë që kishte ndodhur.

Pas dy javësh, ata më në fund gjetën një fotografi të tij pas arrestimit, e cila ishte publikuar në internet.

Kur Mykhailo mësoi se do të shkëmbehej me të burgosur rusë ai thotë derdhi lot përgjatë gjithë rrugës prej tre orësh deri në kufi. Qëlloi 10 prilli, ditëlindja e nënës së tij.

“E telefonova dhe i thashë se gjithçka është në rregull, se jam gjallë dhe shëndoshë. Më kujtohen lotët e gëzimit. Ajo ishte e lumtur që Zoti do t’i bënte një dhuratë të tillë për ditëlindjen e saj. Një moment shumë i vështirë ishte kur po flisja me vëllain tim dhe ai më tha se kishte raste kur mendonte se unë kisha vdekur tashmë.

Mykhailo që atëherë është kthyer në vendin e ngjarjes ku u rrmëbye. Gjërat e tij personale gjenden ende atje, të hedhur përtokë- këllëfi i syzeve, kufjet e tij AirPod dhe kartat e tij të punës.

Ai gjeti edhe makinën e tij Mercedes – tashmë të djegur plotësisht, por numri serial ishte ende i dukshëm.

Është e qartë se fillimi sërish nga e para financiarisht po rëndon shumë mbi të. Kjo, së bashku me kalvarin e mundimshëm që iu desh të kalojë.

/e.d

Next Post
“Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e ‘Tiranës’, te bukuroshja që mbanin frymën të gjithë”

"Dashuritë e 'Rrugës së Durrësit', nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e ‘Tiranës’, te bukuroshja që mbanin frymën të gjithë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

October 6, 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

October 6, 2026
Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

October 6, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

“Ulen temperaturat”, si do të jenë kushtet atmosferike për javën

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com