• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na lejoni t’i japim makinës ligjërisht”/ Një grup të rinjsh kërkojnë ndryshimin e moshës nga 18 në 15 vjeç, për patentë shoferi në Shqipëri

by Java News
04/10/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup të rinjsh të gjithë të moshës 15-16 vjeç kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.  Ata kërkojë që të ulet mosha e lejuar për drejtimin e makinës nga 18 vjeç (siç parashikon ligji shqiptar) në 15 vjeç.

Burime nga Top Channel mësojnë se ata janë bërë bashkë dhe kanë marrë nismën për të hapur një peticion në change.org  për mbledhjen e firmave ku kërkojnë mbështetje për të bërë të mundur që të rishikohet ligji dhe t’u jepet e drejta ligjërisht të drejtojnë makinën që në moshën 15 vjeç.

“Dua të ndryshoj moshën legale të drejtimit të makinës në Shqipëri nga 18 në 15 vjeç, sepse shumica e 15 vjeçarëve që njoh duke përfshirë edhe veten tonë dinë të ngasin shumë mirë dhe mezi presin të mbushin 18 vjeç për të drejtuar një makinë legalisht por pse jo ligjërisht kur jemi 15 vjeç. Kështu që kërkoj nga të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë”, shkruajnë ata.

Deri tani peticioni ka marrë 3799 nënshkrime me objektivin për të shkruar te 5000 nënshkrime.

Nga një hulumtim dhe një vëzhgim që Top Channel ka bërë rreth ligjit dhe procedurave që ndiqen për pajisjen me leje drejtimi në vende të ndryshme të botës rezulton se, pjesa më e madhe e botës, kufirin e moshës minimale, e lejuar për t’u pajisur me patentë për drejtimin e makinës e ka 18 vjeç, natyrisht këtu hyn edhe Shqipëria.

Por ka disa vende që e kanë ulur moshën minimale  te 15 vjeç, siç ky grup të rinjsh e kërkon edhe për Shqipërinë. Pra kjo është një praktikë e njohur.

Nga vendet evropiane Finlanda dhe Franca lejojnë 15 vjeçarët të drejtojnë makinën por nën mbikëqyrjen e një të rrituri. Finlanda në veçanti lejon që 15 vjeçarët jenë shoferë pa nevojën e dikujt që i mbikëqyr por vetëm për një mikromakinë që janë makina të vogla një vendëshe dhe përgjithësisht elektrike.

Në Estoni mosha e lejuar është 16 vjeç por me kusht që të mbikqyret nga një i rritur ashtu si në Austri dhe Danimarkë për 17 vjeçarët.

Pak më tutje në Amerikën e Veriut, janë Kandaja, Meksika dhe SHBA-ja ku 15 vjeçarët mund të jenë shoferë por me disa kufizime.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës p.sh. i lejojnë të rinjtë e moshës 15 vjeç të drejtojnë një makinë por me mbikëqyrjen e një të rrituri dhe në moshën 16 vjeçare ata mund të pajisen me patentë por me leje të kufizuar.

Në Kanada, patentat e shoferit lëshohen nga qeveria e provincës ose territorit në të cilin i riu banon. Kështu, rregulloret specifike në lidhje me patentat e shoferit ndryshojnë nga krahina në krahinë, megjithëse në përgjithësi ato janë mjaft të ngjashme. Atje (Kanada) nga mosha 14-16 vjeç mund të drejtosh një makinë por me mbikqyrjen e një të rrituri. Nga mosha 16-17 vjeç ke të drejtën të pajisesh me një patentë por me leje të kufizuar.

Meksika gjithashtu i lejon 15 vjeçarët t’i japin makinës nën mbikëqyrjen prindërore dhe 16 vjeç mund t’i japin vetë makinës por u duhet paraprakisht një leje prindërore./tch

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Albin, mjaft me delirin 'patriotik', shfrytëzoni avantazhin ndaj Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

October 22, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

October 22, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

October 22, 2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In