• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

by E B
29/06/2026 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Planet që fshihen pas protestave përmes së cilave synohet të përmbyset jo vetëm qeveria e establishmenti politik, por edhe rendi kushtetues në vend, për deputetin socialist Erion Braçe nuk janë gjë tjetër veçse kthim në epokën e gurit. Në një intervistë në Report Tv, deputeti socialist komenton kërkesat e grupit organizator të protestës, nga krijimi i një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese, përfshirë edhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate. Ai thekson se çfarë është racionale duhet dëgjuar dhe duhet përgatitur një plan për të përmirësuar qeverisjen, por kërkesat utopike të prezantuara fillimisht nga Dritan Goxhaj dhe më pas platforma tjetër e Edviol Kullurit, për Braçen nuk kanë asnjë logjikë dhe pasi vendi ka institucione legjitime dhe nuk mund të kthehemi 1 mijë vite pas.

Politike e quan kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pas protestës qëndrojnë të gjitha grupet e opozitës. Por në optikën e Braçes, Edi Rama nuk ka asnjë arsye të dorëhiqet, jo vetëm se qeveria është legjitime, por se zgjedhjet u mbajtën vetëm një vit më parë nga ku PS mori votëbesimin nga 800 mijë shqiptarë.

Erion Braçe: Çfarë është racionale duhet dëgjuar, çfarë lidhet me mirëqeverisjen duhet dëgjuar dhe duhet ndërtuar një plan B për të përmirësuar gjërat, në shërbimin për qytetarët. Çfarë është irracionale, apo ato dy javët të fundit që na kthen në epokën e gurit, natyrisht që nuk duhet dëgjuar. Ne kemi dalë nga zgjedhjet 1 vit e një muaj më parë, s’kemi mbushur ushtrimin e mandatit të një viti. Ballafaqimi me njerëzit është proces elektoral. Gjithkush që thotë jep dorëheqjen, largohu, duhet t’i referohet rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë. Është një protestë e gjatë dhe do vinte në siklet çdo lloj partie politike që nuk e mban dot 29 ditë rresht me një masë kritike të qëndrueshme. Por që nuk është politike mos më thoni. Kërkesa për dorëheqje, delegjetimimi të një mazhorance është gjithmonë politike. Kur shikon se pjesë e protestës, pavarësisht se sa rol kanë, se sa njerëz shohin atje dhe janë të gjitha partitë e opozitës, pa përjashtim….

Nertil Agalliu: Me rol apo pa rol?

Erion Braçe: Nuk e di. Nuk kam dëgjuar ndonjë media të thotë që kryetari i një partie që ka dy deputetë është atje të bëjë video, apo një tjetër duke bërë video në makinë. Por që ka atje brenda të gjithë kandidatët për deputetët në zgjedhjet që shkoi. Ka kandidatë për deputetë të tij, siç ai tjetri ka kandidatë për deputetë të tij që i shet për shoqëri civile. Këta njerëz kanë kandiduar për një partie dhe një koalicion të caktuar, kanë humbur zgjedhjet. Kur ti thua të japë dorëheqjen qeveria dhe të vimë ne, duhet ti referohesh edhe legjitimitetet. Të përfundosh me 2 deputetë, me 1 apo me aq sa kanë me 50 dhe të dalësh të thuash, jo ik ti se do vi unë, kjo nuk shkon, aq më tepër kur del jashtë logjike. Kjo historia që këta kanë humbur një palë zgjedhje dhe thonë që mazhoranca është e delegjetimuar ne jemi në shesh dhe ky shesh do të zgjedhë me short 121 përfaqësues dhe këta do zgjedhin 21 anëtarë qeverie dhe ata që janë në kuvend duhet t’i votojnë këta, ku jemi. Në cilin rend kushtetues jemi? Ca është kjo nevojë për tu kthyer 1 mijë vite e kusur pas. Vendi ka institucione legjitime. Zgjedhjet janë njohur botërisht. Jo qeveria ulet në tavolinën e NATO-s. Është qeveri që po negocion me BE për procesin e anëtarësimit dhe ne në harkun e 1 viti duhet të mbyllim të gjithë kapitujt.

Një shteg të hapur e lë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke thënë se nuk janë të panegocuieshme. Por, Braçes thekson se çdo ndryshim duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Kritika ka për Adriatik Lapajn, i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë për Kodin Zgjedhor, duke thënë se nuk është faji i PS, karagjozllëku që ndodhi me partinë e tij.

“Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk janë të panegociueshme. Kjo historia e Lapajt që thotë unë me këtë kodin nuk fitoj dhe meqë nuk fitoj me këtë kod duhen ndryshimet. Dhe ndryshimet në kod duhet të jen këto që them unë, po kush je ti. Ti je parti e madhe, tha do marrim mbi 71 deputetët, ti thua që je parti shumicë. Çfarë punë të prish ty ky sistemi. Ose do pranosh që je i vogël. Ose do pranosh që je i madh dhe do futesh në garë si gjithë të tjerët. Karagjozllëku që ndodhi me partinë tij, nuk jam unë fajtor, as kodi, kur do të sqarosh të tilla gjëra natyrisht që përfundon ashtu, kodi duhet parë për të gjithë elementët që ka kërkuar OSBE-ODIHR, të reflektoje çdo rekomandim. Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk janë të panegociueshme. Kjo historia e Lapajt që thotë unë me këtë kodin nuk fitoj dhe meqë nuk fitoj me këtë kod duhen ndryshimet. Dhe ndryshimet në kod duhet të jen këto që them unë, po kush je ti. Ti je parti e madhe, tha do marrim mbi 71 deputetët, ti thua që je parti shumicë. Çfarë punë të prish ty ky sistemi. Ose do pranosh që je i vogël. Ose do pranosh që je i madh dhe do futesh në garë si gjithë të tjerët. Karagjozllëku që ndodhi me partinë tij, nuk jam unë fajtor, as kodi, kur do të sqarosh të tilla gjëra natyrisht që përfundon ashtu, kodi duhet parë për të gjithë elementët që ka kërkuar osbe-odihr, të reflektoje çdo rekomandim”, tha ai.

Të paarsyetueshme sheh edhe kërkesën tjetër të protestuesve për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm 4 mandate. Për Braçen, mandati i kryeministrit ndërpritet vetëm me votë dhe jo duke e shkruar me ligj. Për Report Tv, ligjvënësi i PS shprehet se problemi nuk qëndron tek kufizimi i mandatit të shefit të qeverisë, por duke demokratizuar partitë.

“Obama që i ka kufizuar mandatet e presidentit në 2, ka ikur në kulm të popullaritetit tij edhe si president edhe si qeverisje. Po ca logjike ka kjo. Mandatet kufizohen me votë, jo duke e shkruar në ligj, është shumë e qartë që kufizon me votë. Nëse do duhet, ka vullnet popullor, jo sheshi, për të kufizuar mandatet patjetër, edhe mund por unë i shkoj idesë se mandatet kufizohen me votë. Problemet që lindin nga mungesa e demokracive të brendshme nuk mund të zgjidhen duke kufizuar mandatet me ligj, por duke demokratizuar partitë. Ne e kemi të freskët, vetëm 1 muaj më parë, e zgjodhën për 35 vite rresht të njëjtin njeri. Gjërat që nuk i zgjidhin demokracia  e brendshme  e partisë nuk mund ti zgjidhim duke ndryshuar kushtetutën se kështu mendon, Adriatiku, Agroni apo Arlindi”, tha Braçe.

Braçe thekson se është pro zhvillimit dhe investimit në Sazan dhe në Zvërnec, por duke ruajtur natyrën.

Next Post
Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com