• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Na kërcënuan me vrasje”, vëllai i pengut të Dukagjinit tregon ngjarjen

by A R
30/11/2015 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i personit që u mbajt peng për gjashtë ditë në një stan në Plan të Dukagjinit, ka deklaruar para policisë se pengmarrësit e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin vëllain nëse nuk do të paguante borxhin. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor dhe tashmë ka nisur procedimi për shtatë shtetas. Në momentin e ngjarjes, personatr e proceduar kanë marrë peng shtetasin me iniciale S.K., bashkë me vëllain A.K., por ky i fundit është liruar për të gjetur e sjellë paratë, 10 mijë euro.

A.K. ka qenë ai që bëri denoncimin në polici. Në deklaratën e tij, vëllai i pengut, është shprehur.

“Më datë 21 nëntor, rreth orës 18:30, kam qenë duke pirë kafe me vëllain në një lokal në vendin e quajtur Rus, në qytetin e Shkodrës dhe aty erdhi Tomi (Tomë Shkrepa) dhe dy persona të tjerë, të cilët na hipën në një makinë tip ‘Benz-Mercedes’ dhe na çuan në fshatin Grudë e Re”.

Sipas burimeve të prokurorisë, bëhet me dije se sapo autorët kanë mbërritur në këtë fshat, kanë zbritur dy vëllezërit nga automjeti dhe njëri prej tyre kishte filluar duke i sharë, ofenduar, si dhe i kishte goditur me grushte duke u thënë: “Ju ose do më jepni 10 mijë euro, ose do më gjeni shtetasin x (blerësi i kanabisit), nga Mali i Zi”.

Më pas, mësohet se autorët i kanë hipur dy vëllezërit në një makinë tip fuoristradë Range Rover me ngjyrë jeshile dhe i kanë çuar në një përrua në fshatin Rrash-Kullaj, në Malësinë e Madhe.

Pasi i kanë rrahur, u kanë marrë telefonat, kanë lënë makinën dhe pas rreth tri orësh udhëtim në këmbë kanë shkuar në një fshat në zonën e Dukagjinit, ku përpara u kanë dalë dy persona të armatosur, të cilët kanë marrë me vete vetëm S.K., ndërsa Tom Shkrepa dhe një person tjetër janë kthyer së bashku me A.K. në Shkodër.

Sipas këtij të fundit, ai u la i lirë për të siguruar shumën e parave që pengmarrësit u kërkonin, shumë e cila duhej të dorëzohej deri më datë 29 nëntor ose në të kundërt do t’i vrasnin vëllain e mbajtur peng.

Pas denoncimit të A.K., 40 forca policore së bashku me efektivë të FNSH-së Shkodër, më 27 nëntor zhvilluan një operacion për lirimin e S.K. dhe vënien në pranga të autorëve. Operacioni i koduar “Pengu” u zhvillua në një terren të thyer e me dëborë dhe zgjati rreth 6 orë. Sapo uniformat blu i janë afruar stanit, pengmarrësit kanë qëlluar me automatik në drejtim të tyre.

Policia pshtë përgjigjur, ndërsa keqbërësit kanë tentuar të largohen prej andej të ndarë në dy grupe, ndërsa kanë lënë të lirë pengun.

FNSH ka ndjekur një prej grupeve dhe arrestuai Kolë Dushkun, Lek dhe Tomë Shkrepën, si dhe shpallën në kërkim katër bashkëpunëtorët e tyre. Sipas burimeve, bëhet me dije se pengmarrësit ishin kultivues të lëndës narkotike, ndërsa dy vëllezërit ishin ndërmjetësit e shitjes së drogës te një grup tjetër personash.

Këta të fundit nuk kishin bërë pagesën e drogës, ndërsa pengmarrësit shumën e lekëve ua kërkonin dy vëllezërve.

BW

Next Post

Enveri ateist? Më 1944 falënderoi Zotin për fitoren në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In