• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na ka mbetur vetëm mosbindja civile”/ Vuçiç mbledh “listën serbe dhe ushtarakët: Do largohemi nga institucionet e Kosovës

by Java News
13/10/2021 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka nisur një takim në Rashkë të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës.

Në takim, të pranishëm janë zyrtarë të partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe përfaqësues të ushtrisë së Serbisë.

Ky takim mbahet pas një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandës, që u zhvillua edhe në komunat në veri të Kosovës. Aksioni policor u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët protestuan dhe ngritën bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq tha se nëse diçka e tillë ndodh edhe një herë, do të ketë një rezistencë të përgjithshme të popullit serb.

“Nëse diçka e tillë ndodhë herën tjetër, ne do të bëjmë rezistencë të përgjithshme. Çfarë do të thotë kjo dhe sido që e kuptoni ju, president. Ne do të mbrohemi me gjithçka që kemi në dispozicion”, tha Rakiqi në takim.

Vuçiç u tha të pranishmëve se nëse është e nevojshme ai do të qëndrojë gjithë natën në Rashkë dhe shtoi se ai dëshiron që të dëgjojë mendimet e të gjithë të ftuarve.

“Ne do t’i zgjidhim të gjitha keqkuptimet”, tha Vuçiç, duke iu drejtuar të mbledhurve.

“Unë nuk do të flas për atë se sa ishim në vitin 1961 dhe se si ramë nga 27 në 11 për qind. Unë nuk do të kaloj nëpër zgjidhje të këqija nga viti 1999, heshtje në pogrom në 2004, ose në 2008, kur Kosova, kur Prishtina shpalli pavarësinë“, tha Vuçiç.

Siç tha, ai e dinë se çfarë mendojnë njerëzit e zakonshëm.

“Tetë vjet po kërkojmë të drejtat tona dhe po shohim se cilat janë rezultatet. Kështu që unë e kuptoj pakënaqësinë. Tani na ka mbetur vetëm mosbindja civile dhe largimi nga të gjitha institucioneve të Kosovës”, tha një nga përfaqësuesit e serbëve, i pranishëm, në takim.

Përveç Vuçiçit, në takim marrin pjesë edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Mbrojtjes, Nebojsha Stafanoviq si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe qytetarë serbë nga Kosova, të cilët paraqitën problemet e tyre, kërkuan mbrojtje nga shteti i Serbisë dhe përdorën shprehje fyese kundrejt shqiptarëve.

Në takim, disa qytetarë nuk ishin të kënaqur me reagimin e Serbisë dhe zyrtarëve të saj dhe e ndërprenë tubimin. Vuçiq kërkoi nga të pranishmit në këtë takim të qetësohen pasi ata filluan të akuzojnë njëri-tjetrin./REL

Next Post
VOA: “Rriten viktimat, por ulen ndjeshëm infektimet në Shqipëri”

Situata e Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 508 qytetarë të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In