• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na ka lënë të gjymtuar”/ Xhevahir Zeneli kujton kafen e fundit me Koçon: As që e mendonte se fundi do të vinte kaq shpejt

by Java News
09/11/2020 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kishin pirë kafen e fundit, asnjëri prej të dyve nuk e mendonte se nuk do të shiheshin më. “Na ka lënë të gjymtuar”, thotë Xhevahir Zeneli për vdekjen e Koço Devoles, teksa thotë se dhimbjen fizike e shërojnë vetëm kujtimet pa fund që kishin së bashku. Aktori i humorit vlerëson artin e të shkruarit, vëzhgimin e tij të hollë dhe aftësinë që gjithçka që dëgjonte ta kthente në art. Në një ditë të vështirë si kjo, Zeneli ndan disa nga kujtimet e jetuara nën shoqërinë e artistit Koço Devole.

Kemi kaluar bashkë kohërat më të vështira, por edhe më të bukurat. Njohja jonë nis që në vitet e varietesë, por më së shumti pas viteve ’90 me telekomeditë. Ai ishte një nga penat më të bukura të humorit shqiptar. Humbja fizike ishte e dhimbshme, por kemi kaq shumë kujtime të bukura brenda nesh, që na e bëjnë trishtimin të përballueshëm.

Ishte një penë e rrallë”/ Aktori Xhevahir Zeneli kujton kafen e fundit me  Koço Devolen: As që e mendonte se fundi do të vinte kaq shpejt

Çfarë e dallonte krijimtarinë e tij prej të tjerëve?

Në krijimtarinë e tij kujtohet përmbajtja. Ai nuk bënte humor për humor. Në çdo vepër të tijën kishte një ngjarje që rrëfehej, ishte një problem që ngrihej.

Një nga kryeveprat e tij ishte “Gjuetia e fundit”, si e kujtoni realizimin e kësaj vepre?

Koço ishte një vëzhgues i vëmendshëm. Ai qëmtonte episode, personazhe, i ndërthurte bukur me njëritjetrin dhe ia vishte një personazhi. Më kujtohet kur xhironim në Pallatin e Brigadave dhe gjatë pushimit bënim batuta, të cilat më pas bëheshin pjesë e veprës. Shumë prej episodeve të përfshira në telefilm janë rrëfime të njerëzve të ndryshëm. Edhe pse të gjitha bëmat ia veshëm komandantit, nuk i kishte bërë ai të gjitha. Për shembull, historinë e gjuetisë na e rrëfeu një biletashitës në Teatrin e Varietesë, të cilin kur kishte qenë ushtar e kishin çuar për të trembur derrat, kur gjuante shoku Mehmet; ndërsa atë pjesën e dybekut e kam treguar unë dhe ka ndodhur në Kolonjë, por jo me komandantin, por me një tjetër anëtar Byroje. Por ishte arti i Koços për t’i bërë të gjitha bashkë.

E kishit takuar së fundmi?

Po, e kam takuar pak kohë më parë. Kemi pirë kafe dhe as që e mendonte se fundi do të vinte kaq shpejt. Ikja e Koços na preu një krah. Nuk di të them në ishte i majtë a i djathtë. Ai ishte një penë e rrallë dhe me të vërtetë na ka lënë të gjymtuar.

Next Post
Një ditë pasi festoi 84-vjetorin e lindjes, Berlusconi fiton betejën me koronavirus

'Sfida me COVID, një nga eksperiencat më të vështira të jetës sime'/ Rrëfimi i Berlusconit: Ndava vuajtjet e shumë njerëzve të sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

September 8, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, 4 persona bien në kontakt me energjinë elektrike, njëri humb jetën! Tre të tjerët në spital, të panjohura rrethanat

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com