• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Na hëngri goja!

by Lorenc Vangjeli
21/07/2019 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kur opozita ngrin protestat dhe qeveria vesh rrobat e banjos, kur bëjnë pauzë përleshjet në studio televizive dhe gjithë shqiptarët duket se gjejnë paqe nën diellin e nxehtë të Mesdheut, pra, kur politika, sporti kombëtar në atdhe mer pushimet e verës, atëherë si me magji zënë e shfaqen hallet reale të qytetarëve. Një prej të cilëve, e ndoshta pa asnjë dyshim e dilemë, është siguria ushqimore.

Të moshuarit përdornin dikur një shprehje drithëruese nga ato që mund t’i shpikë vetëm halli i skajshëm: Na hëngri goja! Një lloj ankese varfërie që dëshmonte hallin e frikshëm të shqiptarëve që historikisht luhateshin po në skajet e varfërisë dhe të pamundësisë për të gjetur ushqimin bazë. Sot është ndryshe. Ndonëse uria ekstreme përgjithësisht mungon, përjashtuar raste gjithashtu ekstreme, shprehja e hershme e të moshuarve, është sërish në nivel alarmi: Goja rrezikon t’i hajë sërish shqiptarët! Kësaj here për shkak të frikës mbi çfarë konsumohet si ushqim. Domate të skuqura më herët, pjepra të manipuluar, shalqinj jeshilë, kastravecë ekstremë që do të turpëronin edhe vanitetin e meshkujtve me mendjemëdhenj, djathtë me niseshte, mishra e sallame shumëvjeçarë, bukë pa proteina apo shumë e shumë produkte të tjera ushqimore të skaduara shndërrohen në armikun e egër në tryezën e çdo shqiptari. Askush nuk di të thotë shkallën e rrezikshmërisë që vjen nga ushqime të tilla, të cilat, banditë të tjerë, keta lloj vrasësish të rinj serialë, që mund të jëbë fermerë, blegtorë, importues apo tregtues, e sjellin në këmbim të parave në shtëpitë shqiptare.

Ankthi është i qartë, por ky armik që është edhe real, edhe legjendë urbane në shumë raste, është edhe i vërtetë, por edhe ekzagjerim, histeri kolektive apo dhe luftë tregtare, luftohet sërish me mendësi të vjetra. Me gjuhë force, njëlloj si boksi në balet. Dhe vetëm më grushta e jo me mend. Në Tiranë besojnë se gjithçka duhet të pritet nga shteti dhe vetë shteti nuk di të bëjë më shumë se të sillet si polic me nerva. Që kujtohet kur i vjen halli tek dera dhe hakërrehet me arrogancë se do të bëjë namin, se do të mbushë burgjet me fajtorë dhe sulet në luftë me gjoba, kontrolle, heqje licensash, deri sa ndodh një hall tjetër dhe fushata për sigurinë ushqimore harrohet.

Në fakt, kësaj lufte i mungon aleanca më e domosdoshme e mundshme, ajo me qytetarin si hallka e fundin e konsumatorit. Vetë qytetari duhet të jetë edhe objekt, edhe subjekt i kësaj lufte duke kuptuar se askund në botë, beteja të tilla që zgjasin përgjithmonë, nuk fitohen vetëm me masa respresive. Çdo qytetar e ka të lehtë që aty ku dyshon, me mjete të thjeshta dhe në kushte shtëpie, të garantohet për cilësinë e shumicës së produkteve që konsumon. Duke kursyer dhembjen e tij, por dhe duke denoncuar më pas banditin që e ka detyruar të blejë të keqen me para. Në një rast të tillë, shteti duhet të kujtohet për atë që quhet edukim i publikut dhe duhet ta bëjë me mjetet e veta duke mos kursyer asnjë mjet.

Ndaj thuhet se është më mirë të dish se të kesh. Ndaj është kaq keq në Tiranë, sepse kësaj ane, as dihet dhe as kihen mend për të sjellë ndërmend mbrojtjen e duhur nga armiku i përbashkët që vjen në çdo tryezë. Që kërcënon fëmijë e të moshuar dhe i bën qesharakë të gjithë ata burra dhe gra seriozë që flasin për vota e veto dhe betohen për zgjedhje e zgjidhje.

JavaNews.al

Next Post
FOTOT/ Adoleshentja publikon pozat tronditëse: Ky është edukimi im nga nëna e droguar

FOTOT/ Adoleshentja publikon pozat tronditëse: Ky është edukimi im nga nëna e droguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In