• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi

by E S
18/10/2025 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Penale në Tiranë, lidhur me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, mesditën e 6 tetorit 2025, ku sqarohet gjithë dinamika.

Tre ditë pas ngjarjes, 9 tetor, kjo gjykatë vendosi masën e “arrestit me burg” për autorin e vrasjes, Elvis Shkambi dhe dy persona të tjerë.

Sekretarja rrëfen tmerrin, çastet e fundit të gjyqtarit

E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, sekretarja gjyqësore në Apel, ka deklaruar se gjyqtari i ndjerë ka bërë thirrje për hapjen e seancës gjyqësore për shpallje vendimi, rreth orës 15:35-15:40 të asaj dite.

“Ka thirrur të gjitha palët në proces me mikrofon, dhe janë paraqitur vetëm katër persona, paditësi R.K., dhe një person që është prezantuar si djali i tij, si dhe dy persona nga pala e paditur, Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili e shoqëronte. Palët janë ulur dhe gjyqtari ka çelur seancën gjyqësore. Fillimisht qjyqtari ka pyetur paditësin se kush është dhe i ka kërkuar të dorëzojë kartën ID. Ka ndërhyrë djali i tij, por gjyqtari i ka thënë se ishte dëgjues dhe zotëria mund të fliste vetë. Direkt pas kësaj gjyqtari ka shpallur vendimin ku është shprehur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ka cituar dhe afatet e rekursit në Gjykatën e Lartë dhe më pas seancën e ka deklaruar të mbyllur”, thuhet në shkresën e vendimit zyrtar, bazuar në dëshminë e sekretares.

(Theksojmë se paditësi dhe djali i tij mbetën të plagosur atë ditë, por jashtë rrezikut për jetën)

Me shpalljen e vendimit, paditësi dhe djali i tij kanë dalë jashtë sallës nr.3.

Në këtë moment gjyqtari Kalaja është ngritur për të shkuar drejt Dhomës së Këshillimit. Elvis Shkambi është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe ka gjuajtur me pistoletë.

Siç ka rrëfyer para hetuesve sekretarja, në atë moment tronditës, ajo është çuar në këmbë dhe ka vendosur duart në kraharor. 30 vjeçari i ka thënë se “nuk ka gjë me të” dhe është kthyer përsëri duke gjuajtur me armë zjarri drejt gjyqtarit.

“Pasi ka gjuajtur herën e dytë ndaj gjyqtarit ajo është ulur poshtë tavolinës ka dëgjuar gjyqtarin i cilin rënkonte, ku po në ato momente ka dëgjuar se është afruar një nëpunës i gjykatës, i cili ka funksionin roje salle, por jo i sallës së tyre, i cili ka pyetur “çfarë ka ndodhur”. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka thënë se kanë vrarë gjyqtarin dhe ka parë gjyqtarin të shtrirë dhe ka dalë në korridor ka bërtitur “njoftoni ambulance”, ndërkohë i është afruar një punonjës gjykatës dhe bashkë janë futur tek dhoma e këshillimit. Kjo punonjëse ka shkuar ka marrë një peshqir dhe ka ardhur përsëri ku me atë peshqir i kanë shtypur plagën gjyqtarit”, thuhet më tej në shkresë.

31 fishekë në makinën e Gjon Shkambit

Pikërisht nëpunësi gjyqësor që ka shkuar i pari në sallë për të parë se ç’kishte ndodhur, është personi të cilit Shkambi i ka dorëzuar armën e krimit.

Në atë moment, ai e ka futur armën në xhep dhe ka tentuar të kërkojë ndihmë. Me mbërritjen e tyre, forcat “Shqiponja” kanë tentuar ta prangosin, por ai u ka thënë se është punonjës i gjykatës dhe u ka treguar armën që i kishte dorëzuar vrasësi i gjyqtarit.

Në shkresë përmendet edhe automjeti tip “Mercedez Benz” i xhaxhai të autorit, Gjon Shkambi, që ishte parkuar te Xhamia e Namazgjasë. Në të, policia ka gjetur 31 fishekë, në dukje fishekë manovër, të kalibrit 9 mm. Sende të paligjshme janë gjetur edhe në banesën e autorit në Shkodër.

Armën e kishte prej 10 vitesh, e shkrepi atë ditë për herë të parë autori, Elvis Shkambi

Ndërkohë i pyetur nga hetuesit, 30 vjeçari ka pranuar çdo veprim që ka kryer me detaje, por ka hedhur poshtë teorinë e bashkëpunimit me xhaxhain e tij, të cilin po e ndihmonte dhe asistonte në këto procese gjyqësore prej 1 viti e 8 muajsh.

Ajo që është e çuditshme në gjithë dinamikën, është fakti se Elvisi me xhaxhain e tij, nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, shikim apo provokim me palën tjetër me të cilin ishin në proces, pra babë e bir që në fund mbetën të plagosur.

Autori ka thënë se në momentin e shpalljes së vendimit, është tronditur dhe se nuk e duroi më padrejtësinë pas zvarritjes së këtij gjyqi.

Kështu, ka nxjerrë armën nga brezi, të cilën e posedonte prej 10 vitesh pa leje, por që s’e kishte përdorur asnjëherë. Megjithatë e kishte pasur me vetë në çdo seancë gjyqësore dhe në çdo institucion ku kishte shkuar për të kërkuar të drejtën e tij

“Nuk doja të përfundonte kështu”
“Mbaj mend që kam qëlluar edhe një herë në drejtim të gjyqtarit dhe mesa kujtoj e kam drejtuar armën në drejtim të derës në mënyrë të pavetëdijshme, edhe një herë në drejtim të derës së sallës”, ka rrëfyer i riu, duke thënë se babë e bir i ka plagosur pa dashur, pasi me ta nuk kishte asnjë lloj problemi.

Pasi ka dorëzuar armën dhe ka dalë në oborrin e Gjykatës, bashkë me xhaxhain, i ka dhënë çelësat e makinës dhe sipas tij, në atë moment i ka thënë se “e vrau gjyqtarin”.

Xhaxhai i tij, i shokuar, i ka thënë “na fike”.

“Jam penduar për çfarë ndodhi, nuk doja të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë autori. /klan/

Next Post
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Gjyshërit e Lea Ypit, gjyshi im, social mediat dhe komunizmi në dorën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com