• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na duhet si drita dhe uji”, Rama: Integrimi është ende larg, por jemi më afër se 1 vit më parë

by Ardit Rada
09/06/2020 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Këshillin Kombëtar të Integrimit se procesi i integrimit kërkon shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh, të gjitha palëve. Sipas Ramës objektivi është ende larg,por duke parë pas ku ishim Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara. Në fjalën e tij, ai listoi edhe njëherë disa nga arritjet e qeverisë. Megjithatë në fund, Rama tha se integrimin e kanë vetë në dorë shqiptarët.

“Besoj që sot mund të thuhet se jemi në një stad të ri përderisa na mbledh këtu në këtë forum të diktuar edhe nga koha që kalojmë gjysmë real dhe gjysëm virtual, si edhe vetë procesi, është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se 11 vite pas aplikimit, jemi gati që të hapim këtë faqe të re, që si gjithë libri shumëvëllimshëm i procesit të integrimit është me më shumë detyra dhe sfida dhe patjetër dhe që kërkon më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Por besoj se një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, që kur e shohim procesin me vështrimin përpara jemi ende larg objektivit, anëtarësimit të plotë në BE. Por kur kthejmë kokën pas, shikojmë se jemi më afër se një vit më parë, apo 5 apo lere 11 vite më parë. Ky proces ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend, shtet me standardet e BE-së.

Nuk na e kërkon e gjithë bota bashkë, por e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. Dhe nuk diskutohet që në thelbin e vet është proces shtetformimi për ngritjen e institucioneve dhe parimeve të BE-së. Kemi një sërë sfidash të gjithëhershme dhe një serë reformash që janë në proces, duke filluar nga reforma e reformave, që është ajo në drejtësi, që bëhet fjalë për një operacion kompleks me komplikacionet e veta, por është e qartë se gjithcka që bëjmë në këtë proces, përbën një hap më përpara për përfundimin e tij me sukses me një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional, që garanton barazinë e të gjithëve para ligjit.

Do të na ndjekë kjo sfidë deri në fund. Me metodologjinë e re shtetet e anëtare kanë adresuar faktin që këto të jenë sfida të fituara para se vendet të marrin vendin e tyre në tryezë. Krimi dhe korrupsioni patjetër që janë dy pjesë të një sfide tjetër të rëndësishme. Rezultatet flasin, gjithmonë duke u nisur nga ajo që thashë në fillim. Jemi ende larg, por nëse shohim nga ku jemi nisur, sot jemi shumë afër. Pandemia tregoi se ne kemi një sistem funksional institucionesh dhe sidoqoftë. Sot ne patëm që të vendosim kushtet, një sistem të tërë ndërveprimi dixhital që lehtësoi procesin për nevoja imediate. Dixhitalizimi është në një fazë që kaloi në procesin automatik. Jemi në kushtet ku mund të jemi të inkurajuar sa kemi bërë dhe të bindur se ne vetë e kemi në dorë me metodologjinë e re për ta përshpejtuar procesin”, u shpreh Rama

/e.rr

Next Post
OFL “zbarkon” në Vlorë, iu kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 4 personave (EMRAT)

Vrasje, prostitucion dhe trafikim droge, OFL "shënjestron" tre të rrezikshmit në Vlorë dhe Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In