• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Na duhet një protestë, jo një bojkot i imponuar i mësimit

by S M
07/01/2019 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Protesta e studentëve ju rikthye shesheve kryesore të Tiranës pas festave të Vitit të Ri dhe ata që prisnin të shihnin turmën masive dhe imponuese të studentëve të javëve të shkuara, dolën thjesht të zhgënjyer. Varavingot e partive në prag të Vitit të Ri, për të mobilizuar degët e forumeve rinore nëpër rrethe, mesa duket e bënë punën e tyre: protesta e të hënës që e vogël, zëpakët dhe interesi rreth saj në rënie.

Ka shumë mënyra për ta interpretuar faktin se përse një nismë kaq masive dhe pozitive, si ajo e studentëve të Tiranës, që detyroi qeverinë e kryeministrin të prishin gjumin e natës, që provokoi largime të bujshme ministrash dhe zgjoi simpatinë e të gjithë shoqërisë shqiptare, po fillon të humbasë gradualisht sharmin dhe peshën e saj. Për t’u tkurrur në një grusht njerëzish që i prin një i ri energjik me kaskë biçiklete në kokë, i cili detyrohet të improvizojë, së bashku me disa të tjerë, mesazhet e hedhura spontanisht. Cilat janë arsyet e bjerrjes së kësaj kauze që me të drejtë u konsiderua si një shkulm ajri i freskët mbi ambjentin e mykur të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë?!

Analiza e kësaj dinamike të protestës studentore do të kërkojë kohë të bëhet. Kjo është detyrë e atyre që merren me analiza. Vetë protesta ka për mision në momentin aktual, të ruajë pastërtinë dhe pulsin e saj, ashtu si qeveria ka për detyrë të plotësojë brenda kuadrit të ligjit dhe mundësive financiare, kërkesat mëse të drejta të studentëve për tarifa të ulëta, kushte mësimi njerëzore dhe dinjitet për arsimin e lartë shqiptar.

Nga ana tjetër, protesta studentore duket se po përballet tashmë me detyrën e vështirë për të motivuar vetveten. Për të gjetur energjitë dhe fuqinë tërheqëse që demostroi gjatë nëntorit, kur nxorri në rrugën e Durrësit mijëra të rinj që nisën të shkruajnë një faqe të bukur historie. Atë faqe që sot mesa duket po e sabotojnë dhe keqpërdorin partitë politike dhe po e tkurr paqartësia e vetë studentëve për të ardhmen e lëvizjes së tyre.

Protesta është një grumbullim i lirë dhe vullnetar njerëzish. Nëse për të siguruar pjesëmarrjen e dhunshme në të duhet gozhduar një derë fakulteti apo universiteti, këtu jemi në pozitën e një degradimi të hapur të vetë protestës. Akte anakronike si ky mund të ishin kursyer në ditën e protestës studentore. Studentët nuk patën nevojë t’u mbyllte askush derën e shkollës një muaj më parë, për të rrethuar me ditë të tëra zyrën e Lindita Nikollës. Nuk kanë nevojë as sot t’i kapësh për mënge e t’i nxjerrësh dhunshëm në shesh. Nëse mendojnë që qeveria ka bërë pak në raport me.kërkesat e tyre le të vazhdojnë. Por të kenë të qartë edhe mënyrën sesi do ta arrijnë uljen e Ramës në tryezë për së dyti.

Na duhet një protestë e lirë dhe me qëllime të qarta për misionin që ka, jo një lënie e dhunshme e orëve të mësimit. Përdorimi politik dhe humbja e momentit dhe e pikës së gravitetit, po e bëjnë problematike vijimin e protestës për organizatorët e saj. Ata të vërtetët, se sa për forumet rinore partike, ata janë në rregull me shifrat qesharake të pjesëmarrjes poshtë zyrës së Edi Ramës.

Protesta e studentëve ndodhet në këtë fillimviti, në një udhëkryq delikat për të ardhmen e saj. Mungesa e një lidershipi, forca dhe njëherësh dobësia e kësaj lëvizjeje masive të rinjsh, është një rrethanë që po tentohet të keqpërdoret nga levat e opozitës brenda protestës dhe kjo e bën edhe më problematik rrethin vicioz ky ndodhet sot vetë protesta. Është koha për të kthyer në produkt dëshirën e para një muaji të mijëra studentëve, por është gjithashtu koha që studentët të kuptojnë atë që duan sot: vijimin e një proteste gjithnjë e më të vogël e të manipuluar, apo kthimin në auditore?! Numrat bëjnë diferencën. Me këtë përmasë, protesta peshon pak në skakierën e punëve shqiptare.

Next Post
Shoferi “fluturon” në rrugë, 182 kilometër për orë në Levan

Shoferi “fluturon” në rrugë, 182 kilometër për orë në Levan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Avokati i Veliajt: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e mbrojtjes britanike me Veliajn!

September 11, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët

September 11, 2026
Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

Moti ben kthesë drastike në fundjavë! Shi,shtërngata, ulje temperaturash dhe breshër në zonat malore

September 11, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com