• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na duhet një prokuror si Deda

by Frrok Çupi
15/12/2022 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Deda nuk është më, por as Rikard Ljarja- aktori ynë i dashur, nuk është më mes nesh. As Elida Cangonji, vajza që çau linjat telefonike mal më mal me thirrjen: “Alo Deda!, Alo Deda…’; as kjo nuk është më.

Deda nuk ishte prokuror; por ishte njëkohësisht prokuror, gjykatës dhe ekzekutor i fatkeqësisë që i kanosej qytetarisë në atë qytet verior në mes dimrit.

Nuk ishte prokuror.

Këta këtu kanë vënë piketat se ‘si e duam Prokurorin e ri të SPAK’, dhe renditën disa kritere. Shumica e kritereve të shpallura më shfaqen si tela të këputur ku mund të kalojë ariu dhe lepuri. Po të kishte zbritur nga shtylla e linjës atë natë të viti të ri, Deda do të ishte kthyer i gjallë te e dashura dhe te shokët që e prisnin në një dhomë të ngrohtë me sobë druri. I gjallë, por fshati Prush do të kishte ngrirë e vdekur pa një ‘Alo, alo spitali’.

Shoqëria jonë ndodhet në spital, nëse do të kemi përsëri prokurorë të tillë, atëherë kjo shoqëri do të shtrohet në Spitalin Psihiatrik. Kriteri kryesor, ose vetëm një kriter për zgjedhjen e prokurorit të ri, do të ishte më i dobishmi sikur të shkruhej një letër e të çohej derë më derë, në fshat e në shehër: “Prokurorin nuk e duam si ai që ishte…, prokurorin e duam si Deda!’.

Në kriza si kjo e të Drejtës, një komb që do të dalë nga ‘spitali’, duhet tu bëjë thirrje modeleve të tij, kodeve të tij zakonore, artit të tij, demokracisë së tij parapolitike, njeriun që i rri mirë në shpirt. Pse mbajnë mend Rikardin si ‘Dedë’ të gjithë- fëmijë e të rritur, edhe pas 50 vjetësh, por nuk mbajnë mend Arben Krajën para pesë orësh?… I pari ishte modeli më i mirë, i dyti nuk la gjurmë të mira as në Trull, as në Lalëz.

Këta që ndodhen në kupolën e Drejtësisë po na thonë se ‘arti është një përrallë’, ndërsa këta vetë janë mjeshtrit që ‘nuk punojnë me zemër, por me shpatë’. Tmerr. Deda do t’ua prishte folenë e korrupsionit dhe të marifetit kinse gjykatës e prokurorë. Vepër e madhe e gjykatësve dhe prokurorëve është sot helmimi i mbarë shoqërisë ku korrupsioni dhe krimi ka hyrë deri në palcë.

E dini çfarë jeni dhe çfarë predikoni ju të dashur prokurorë e gjykatës?

Kam frikë se sot ju shikoj si kalimtarë mbi lumë, mbajtur në një fije teli, dhe viktimat tuaja në popull bëjnë spektatorin. Por ju nuk i shikoni viktimat. Thjesht mbaheni pas telit për t’i rezistuar jo lumit, por popullit. Mes njerëzve, prokurori është si Deda, se mund të kishim një Dedë të keq që do të zbriste nga shtylla pa i lidhur zërat e njerëzve. Prokurori i famshëm amerikan Robert Jackson që u përball edhe me bishat naziste në gjyqin e Nurembergut, mes kolegëve i gjeti edhe ‘të mirën e mundshme, edhe të keqen e mundshme’. “Prokurori në gjendjen më të mirë është më i adhuruari në shoqërinë tonë, por kur ai vepron me motive të tjera të ulëta- ai është një nga më të urryerit e më të këqijtë e kësaj bote’.

Summer Stephan, prokurorja 30 vjeçare që ka shërbyer edhe kësaj kohe kur prokurorët tanë shkojnë e vijnë nga Amerika ‘për eksperiencë’, e ktheu qarkun e San Diegos në një nga qytetet më të sigurta, kur aty ishin aplikuar normat e dhunës dhe kundër pronës.

Lynne  Abraham njihet si ‘Mbretëresha e Vdekjes’. Kur u emërua në postin e lartë të prokurorit, në murin e zyrës së saj vuri posterin ku shkruhej ‘Drejtësia po vjen!’. Si mund të mendohej ‘mbretëresha’ Abraham duke  thënë se ‘kam frikë, kriminelët më kërcënojnë, edhe zyrtarët më ofrojnë pasuri’?!  Abraham u zgjodh për një mandat katërvjeçar në vitin 1993; u rizgjodh edhe tri herë të tjera: në 1997,  në vitin 2001 dhe 2005.

‘Mbretëresha e vdekjes’ u quajt sepse dërgoi 440 kriminelë para dënimit me vdekje, dmth., një e treta e numrit të të dënuarve me vdekje në gjithë Amerikën atë vit.

Ne nuk kemi ‘mbret në Drejtësi’, edhe pse kemi katastrofë në Drejtësi. Dikush, sado pak me zemër, do të kishte marrë këmbalecët e borës e të ishte ngjitur në atë lartësi, këto  tre dekada…

Atëherë ç’të bëjmë?

Na duhet të shpallim kriterin se ‘duam një prokuror si Deda’, përderisa Lynn ndodhet larg dhe në moshë 80 e ca vjeç. Atëherë kush na ndalon ta marrim modelin nga vlera jonë shpirtërore?!

Next Post
“Primaret”, Kulluri: Nuk kishte garë. Premtimi i pamenduar mirë nga Berisha

"Primaret", Kulluri: Nuk kishte garë. Premtimi i pamenduar mirë nga Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In