• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na duhet një “Bedri Spahi”

by Artur Ajazi
29/01/2025 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ish-gjeneral pas luftës, dhe Prokurori i Përgjithshëm i atyre viteve, Bedri Spahiu mbahet mënd si njeriu i “hekurt” që hetoi dhe dënoi shumë prej “armiqve të Enver Hoxhës”. Ishte koha e luftës së klasave, e cila do të zgjaste jo pak, por mbi 40 vjet.

Dhe hëngri koka politikanësh, që aspak nuk kishin lidhje me afera korruptive, por thjesht me fobira të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Sot pas afro 72 vitesh nga ajo periudhë ku drejtësinë e diktonte partia, jemi sërish në sprovën e madhe. Çdo ditë dalin afera të kryera, miliona të vjedhura, tendera të bëra dhe miliona të zhvatura përmes mashtrimit, dalin emra ish-pushtetarësh apo dhe pushtetarësh që akuzohen dhe akuzojnë njëri-tjetrin.

Natyrisht kjo kohë sot, nuk i ngjet aspak asaj kohe, kur famëkeqi Bedri Spahiu, jepte pretenca dhe dënonte edhe ish-komandantët e LNÇ me vdekje. Por transformimet e bëra, ndryshimi sistemit politik, natyrisht ka sjellë formatin e ri të funksionimit të ligjeve në demokraci. Kjo aspak nuk do të thotë se, dosja e X apo Y ministri apo ish-kryeministri, duhet të mbahet me vite në sirtarët e prokurorive. Na duhet sërish sot një “Bedri Spahi”, që ti kapë prej veshi zullumqarët, hajdutët, mashtruesit dhe të korruptuarit. Ti kapë prej veshi dhe ti mbyllë në qeli, ata që erdhën në Tiranë dhe u futën në politikë me xhekata doku dhe çorape nailoni, dhe që sot kanë vila, pallate, komplekse, resorte, dhe miliona euro në banka.

Na duhet një “Bedri Spahi”, të mos rrijë kaq larg atyre që ofendojnë, shajnë, dhe akuzojnë nga ballkoni pallatit, selia e partisë, apo dhe vila në mërgim, duke pritur azilin politik në arrati. Na duhet një “Bedri Spahi”, që ti tregojë atyre që abuzuan, vodhën, dhe vranë qytetarë të pafajshëm, dhe tentojnë ti rikthhen edhe njëherë pushtetit se, “ky vend ka Zot ligjet dhe jo kaosin”.

Na duhet një “Bedri Spahi”, të mos rrijë urtë në sallën e hetimit dhe gjykimit, por tu tregojë “dhëmbët” e ligjit atyre që shkojnë në dyert e SPAK-ut me makina 100 apo 200 mijë euroshe, dhe na japin edhe konferenca shtypi sapo dalin prej andej. Na duhet një “Bedri Spahi”, ti mbushë burgjet me të korruptuar, me të akuzuar, dhe me milionerët e prodhuar nga pushteti i dikurshëm dhe i sotëm, për ti prerë udhën abuzimit me paratë e taksapaguesve.

Na duhet një “Bedri Spahi”, për ti treguar botës demokratike se, edhe në Shqipërinë demokratike, ligjet funksionojnë si në SHBA, Britani, apo Gjermani.

Na duhet një “Bedri Spahi”, për të vendosur drejtësinë e munguar jo pas 34 vitesh të tjera, por tani.

Na duhet një “Bedri Spahi”, për të mos lejuar ministrin e Gërdecit, të pozojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të nxjerrë në fb, fotot me ndonjë kongresmen, për ti shpëtuar burgut në Shqipëri.

Altin Dumani, duhet të bëhet paksa “Bedri Spahi”, në rast se kërkon të përmbushë misionin e tij historik, për të kryqëzuar para ligjit, jo “armiqtë e klasës” si dikur, por lakejnjtë e parave të shqiptarëve, milionerët dhe bosët e majmur nga pushteti dhe paraja e pistë. Për të mbyllur në qeli, ata që abuzuan me pushtetin, dhe që sot kërkojnë rikthimin si “shenjtorë të lirisë dhe demokracisë”.

Next Post
“Parlamenti, arma kryesore e opozitës”, Shehi: Pse nuk dolën për Berishën? Mosbindja civile ka tjetër prapavijë

"Të mos jenë në listë vetëm ata që i shërbejnë kryetarit", Dashamir Shehi: Ja qytetet ku nuk kanë kuptim "Primaret" në PD

Comments 1

  1. Raqi Ndoni says:
    1 year ago

    Bedri Spahiun e hoqi shpejt Hazreti Enveri, ja këputi kokën herët, por duhet të ngrihen nga varri Aranit Çela, Dhori Panariti dhe plehu Rapi Mino….që të bëjnë QILIZMË siç thoshte shoku Enver….

    Reply

Leave a Reply to Raqi Ndoni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In