• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na duhet kultura e përgjithshme!

by A R
24/03/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një përpjekje sot nga shumë persona të shprehen si kulturologë të gjithkahshëm. Që do të thotë se mund të japin mëndje për gjithçka. Problem është se shumë syresh as nuk ia kanë idenë thellësive të problemeve dhe sesa e vështirë është të referosh një çështje në thellësi, gjerësi me maturi, andaj vetëm të breshërojnë me fjalë. Kjo i bën të gjitha debatet mediatike të gjenerojnë sherre dhe ofendime dhe masa e kinse kulturës t’u dalë nga goja në forma llahtari ofendimesh kundrejt kolegëve.

Nëse libri “Manual i Kulturës së Përgjithshme” do t’i kishte rënë në dorë shumëve syresh, mbase nuk do t’i ndryshonte por të paktën do t’i maturonte, që duke njohur botën në disa aspekte: si në histori, filozof, art, arkitekturë, të cilat shtjellohen në libër, të mateshin mirë. Rëndësia e librit që po prezantojmë është e madhe, por duhet vlerësuar zgjedhja e Shtëpisë Botuese “Lira 2008”, pasi jo më kot ka dhënë mbështetje dhe Ministria Franceze e Kulturës, Qendra e saj Ndërkombëtare e Librit.

Libri, që prezantojmë, është disi “i vjetër” në botim por shumë i domosdoshëm për të gjitha moshat pas gjimnazit e tutje. Nuk është se mund të të rrisë në staturën intelektuale si mund të mendojë dikush që do të përftojë menjëherë grada dhe të shesë kulturë, por të bën mirë për të disiplinuar njohuritë. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore, që ne e prezantojmë.

Për hir të së vërtetës, përkthyesi Bajram Muça ka punuar mirë por ka probleme zgjidhje toponimie, konceptesh dhe emrash të përveçëm, që ai i lë në versionin frëng dhe që duket mbart detyra përkthimi të pazgjidhura. Kjo e bën disi të vështirë për njerëzit që nuk kanë kulturën e mjaftueshme për të ndjekur fillin e saktë të librit.

Libri ka një strukturë tejet të thjeshtë, por nga ana tjetër edhe shumë domethënëse. Është i ndarë në tetë kapituj, që janë të nënshtresëzuar me të tjera nënkapituj dhe sythe. Logjika ndjek kulturën tradicionale evropiane dhe shmang kulturën e madhe të Lindjes, që është kulturë primate dhe nistare, por që gjithsesi libri ka qenë më i angazhuar për të dhënë kulturën, që ka gjeneruar në kontinentin tonë.

Që do të thotë se në libër kemi një shtrirje logjike nga Greqia e Lashtë; vazhdon me Romën antike, Mesjetën, Rilindjen dhe Epokën Moderne, shekullin XVII ose Periudhën Klasike, Shekullin XVIII, Iluminizmin, Shekullin XIX dhe Shekullin e XX.

Dy kapitujt e parë, ngjajnë pothuaj simetrikë: Greqia dhe Roma, por edhe të tjerat gati janë të ndarë me të njëjtat nënkapituj, që respektivisht janë Historia, Fetë, Filozofia, Letërsia, Artet dhe Shkenca…

Interesant është të theksohet dhe të njihet termi “Kulturë e Përgjithshme”. Nëse në formimin tonë shkollor do të thotë marrje e një sasie njohurish bazike, në disa sisteme shkollore, si ai frëng, nga ku është përgatitur libri, “Kultura e Përgjithshme” do të thotë mirëfilli një lëndë e veçantë. Vetë Akademia Frënge e ka futur si term në vitin 1932 në Fjalorin e saj dhe e thekson se me këtë koncept njeh:  “tërësinë e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet që duhet të zotërojnë, pas moshës së adoleshencës, të gjithë ata që formojnë ajkën sociale të kombit”.

Puna më e vështirë duket se ka qenë për Jean-François Braunstein dhe Bernard Phan, dy hartuesit e saj, por si mësues me përvojë ata kanë zgjedhur teorinë që ta përshtasin sa më shumë. “Mbi bazën e përvojës sonë si mësues, parapëlqyem ta organizonim lëndën në zëra, të cilat kapin shifrat njëqind. Kjo na lejoi të përzgjidhnim atë informacion që kurrsesi nuk mund të injorohet. Për të dhënë ‘bazat’ e vërteta të kulturës së përgjithshme, parapëlqyem zërat ‘klasikë’, sepse çdo kërkim origjinaliteti në këtë fushë na u duk i pavend”.

Libri është model për një metodikë të thjeshtë të përdorur prej autorëve dhe më shumë akoma për koncepte, që i merr të koncentruara. Këtë donim ta sugjeronim për një masë të madhe njerëzish që kanë ëndrra në kulturë dhe që u duhet me, patjetër bashkimi logjik i njohurive.

“Manual i kulturës së përgjithshme”, jo vetëm e plotëson në formën më të thjeshtë, por edhe e tejkalon pritjen për ata që duan të marrin një si biçim hovi për t’i zbuluar vetes njohuritë e mëdha të jetës. Por, mbi të gjitha kjo i duhet dhe atyre që pretendojnë të jenë gjithologë apo kulturalisht me një hapësirë të madhe ndaj të tjerëve…Thjesht, merreni dhe lexojeni! Pa zhurmë!

c86bedee-a3e6-4e53-a2b9-000e831b1918Titulli: Manual i Kulturës së Përgjithshme

Autorë: Jean-François Braunstein dhe Bernard Phan

Gjinia: Kulturologjia

Botues: Lira 2008

Përkthyes: Bajram Muça

Faqe: 448

Çmimi: 1200Lek

Next Post

“Kësaj i thonë t’i biesh me dorë – o bidon” (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In