• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Na duhen punëtorë dhe jo-politikanë!

by
23/06/2015 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Tani që zgjedhjet lokale mbaruan dhe thjesht po numërohen kutitë e fundit, një gjë është fare mirë e qartë për të gjithë, se shqiptarët edhe në këto votime, shkuan më shumë të varur nga politika dhe aspak me mëndjen te njerëzit, që do u menaxhojnë qytetin. Një gjykim që del prej kësaj që themi është se shumë njerëz që donin të kandidonin si të pavarur, e kishin të humbur që në fillim betejën e tyre para tre formacioneve kryesore politike, që mund të marrin gjithçka në vendin tonë, thjesht duke mobilizuar taborët e tyre të militantëve.  Dhe, kjo e bën të shëmtuar justifikimin e politikanëve kryesorë të vendit për frymën në këto zgjedhje dhe se ata nuk kanë ndikuar asfare.

Megjithatë, është fillimi i procesit dhe tashmë për ata që kanë marrë detyrën mbetet thjesht të urohen e të mos paragjykohen para se të fillojnë dhe të tregojnë realisht se çfarë mund të bëjnë ndryshe. Vetëm se rizgjedhja e Dakos në Durrës, e Mziut në Kamëz, e Roshit në Kavajë etj., tregon se njerëzit në përgjithësi nuk e kanë atë lirinë e tyre, që pretendojnë, qoftë edhe në 2015. Mund të thuhen shumë gjëra tani pas zgjedhjeve dhe mund të flitet me shumë pathos për standartin e tyre, por standardi i vërtetë i zgjedhjeve është pikërisht fryma që i bën njerëzit të jenë të lirë në zgjedhje. Është turp të thuhet por edhe në vitin 2015 njerëzve iu bë presion në punë për të votuar, ashtu si shumë syresh e kishin detyrim të sillnin konfirmimin edhe të votave të familjes për të justifikuar punën. Me një fjalë, shumë ishin të detyruar për ata që do na drejtojnë dhe që në fakt duhet të robtohen për hallet tona.

Me pak fjalë, historitë e zgjedhjeve të fundit lokale na kanë mësuar se shumica e të zgjedhurve ishin thjesht figura politike, që bënë pak ose aspak për qytetet e tyre dhe kur u duhej të mbaronin një punë që e kishin si detyrim, merrnin të gjithë mediat të na e tregonin. Urojmë që ky grup i ri të tregojë se do e ketë ‘armike’ median dhe se janë punëtorë dhe jo-politikanë.

Next Post

Fituesit në 61 bashki, emrat e kryetarëve dhe harta elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In