• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Na duhen kriminelët e vërtetë, jo ata që i duhen politikanëve hipokritë

by S M
30/08/2018 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Pas çdo akti dhune, pas çdo krimi me një farë peshe, madje fare pak kohë pasi ai ka ndodhur, del e flet politika, e jo zëdhënësit e policisë, prokurorisë apo instancave të tjera të përfshira në hetimet e ngjarjes në fjalë. Është kjo tabloja e shëmtuar që mbajmë mend qyshse egzistojnë politikanët. Më saktë, politikanët shqiptarë. Kështu po ndodh edhe pak orë pasi banesa e prindërve të një gazetareje që merret me kronikën, është sulmuar nga të panjohur që kanë lënë pas gjurmën e dhunës që dinë ta lenë vetëm ata që duan të japin një “mesazh”. Mesazhin e frikës dhe të paralajmërimit ndaj njeriut të shtypit.

Pak minuta pasi në Laknas shkrepën pushkët e banditëve mbi shtëpinë e prindërve të Klodiana Lalës, në Tiranë shkrepën armët “pa grykë” të politikës. Një paradë krerësh institucionesh, ndër të cilët spikat si gjithmonë Partia Demokratike, me “intiuitën” e vet emblematike, për të gjetur autorët e krimeve, ndërkohë që këta të fundit s’kanë hequr ende maskat dhe gjerdanët e fishekëve.

Dy dekada e gjysëm më parë, teksa në mes të Tiranës hidhej në erë një supermarket, krerët e kësaj partie dilnin live në televizionin shtetëror, për të akuzuar “Sigurimin e Shtetit” vetëm pak minuta pasi kishte plasur eksplozivi. Asokohe doli dhe një barcaletë madje, ku thuhej se Berisha shkoi në spital për të vizituar të plasogurit, një orë para se të ndodhte shpërthimi. Ky banalitet është përsëritur dhjetra herë më vonë, kur partitë janë akuzuar mes vetes, ndërkohë që krimet kanë mbetur më pas pa autorë…

E njëjta gjë edhe sot. Me një ngjarje tejet delikate dhe të dhimbshme, e cila kërkon të gjithë diskrecionin dhe lënien dorë të lirë hetimit për të vijuar punën, partitë nisën sherret për t’i faturuar njëra-tjetrës autorët e ngjarjes. Deklarata e Lulzim Bashës, e cila drejton gishtin ndaj njërës prej ngjarjeve që Klodiana Lala ka raportuar në media, përbën një akt hipokrit dhe një ndotje e sugjestionim të panevojshëm të procesit të hetimit. Kolegia Lala ka raportuar shumë ngjarje në karrierën e saj, le t’ja lemë hetimit të identifikojë se cila nga pistat e dyshuara është me besueshmja. Kur halli kthehet në spektakël, vetë halli e humbet kuptimin.

Ajo që i ka ndodhur koleges Klodiana Lala është një akt i pastër dhune fizike ndaj medias dhe lirisë së shprehjes. Si i tillë, Klodiana meriton solidarizimin dhe mbështetjen e të gjithëve: kolegëve të saj, politikës dhe institucioneve. Por kur rreshtat e mesazheve mbështetëse, përzihen me akuzat politike dhe aludimet e kriptuara që krerët politikë i dërgojnë njëri-tjetrit publikisht, problemi i madh i dhunës ndaj shtypit dhe ngjarja konkrete ku rrezikuan edhe fëmijët e koleges tonë, del padrejtësisht dhe shumë shëmtuar në plan të dytë. Të gjejmë kriminelët e vërtetë, jo ata që i duhen politikës shqiptare për nevojat e saj të orës së fundit!

Next Post
PS amendament që i lejon kryeprokurores emërime derisa të ngrihen organet e vetingut

Reagon Arta Marku: Angazhim në hetimin e ngjarjes ndaj Lalës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In